Përfundon afati i fushatës elektorale në Iran
Afati i fushatës elektorale të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare ka përfunduar prej sot ( e enjte) në orën 08:00, sipas orës lokale.
Në bazë të ligjit për zgjedhjet në Iran, kandidatët kanë afat të kryejnë fushatë elektorale deri 24 orë përpara organizimit të zgjedhjeve. Sipas vendimit të shtabit organizativ të zgjedhjeve, kandidatët për deputet nga sot në mëngjes nuk kanë të drejtë të kryejnë fushatë elektorale qoftë edhe në mediat sociale. Raundi i 11 të zgjedhjeve parlamentare dhe i zgjedhjeve afatmesme të asamblesë së ekspertëve mbahet nesër më 2 Esfand të vitit 1398 sipas kalendarit diellor që përkon me 21 shkurtin e vitit 2020. Kreu i shtabit organizativ të zgjedhjeve ka thënë: në zgjedhjet e 11 parlamentare marrin pjesë 57 milion e 918 mijë e 159 votues. Votimet do të mbahen në 55 mijë qendra votimi në 208 zona votuese në të gjithë vendin.