Bosnje-Hercegovina mirëpret zgjerimin e lidhjeve me Iranin
Ministri i sapoemëruar i komunikacionit dhe transportit të Bosnje dhe Herzegovinës, Vojin Mitroviç, tha të enjten se ai do të mbështesë zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin.
Në një takim me ambasadorin e Iranit në Bosnje-Hercegovinë, Mahmud Hejdari, ministri boshnjak përshëndeti statusin e rëndësishëm gjeografik, potencialet ekonomike dhe kapacitetet tregtare të Iranit dhe theksoi nevojën për promovimin e marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve. Z. Hejdari e uroi z. Mitroviç për emërimin e tij si ministër i komunikacionit dhe transportit dhe i uroi suksese popullit të Bosnje-Hercegovinës. Ai gjithashtu tha se Irani është një rrugë e përshtatshme për tregjet e shteteve fqinje në Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore dhe tregtarët boshnjakë mund të dërgojnë mallrat e tyre në këto vende nëpërmjet territorit të Iranit.