Iran: Nis procesi I numërimit të votave
Pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 parlamentare në Iran dhe të zgjedhjeve afatmesme për Asamblenë e Ekspertëve të lidershipit, sot ka nisur procesi i numërimit të votave.
Organizimi i zgjedhjeve në Republikës Islamike të Iranit në kuadër të ligjit për ruajtjen e votës së popullit është një prej faktorëve kryesorë përcaktues të fatit të vendit. Dje në të gjithë Iranin janë mbajtur zgjedhjet e 11 parlamentare dhe afatmesme për Asamblenë e Ekspertëve të lidershipit. Zgjedhjet nisën në orën 08:00 sipas orës lokale në 208 zona votimi. Zgjedhjet u organizuan për zgjedhjen e 290 deputetëve të parlamentit të ri të Iranit. Procesi i zgjedhjeve zgjat 10 orë dhe në raste me vendim të prefekturave, afati u shty. Lideri suprem i revolucionit islamik në minutat e para të hapjes së qendrave të votimit ka hedhur votën e tij për zgjedhjet e 11 parlamentare dhe zgjedhjet e para afatmesme të Asamblesë së Ekspertëve të lidershipit. Qytetarët dhe funksionarët shtetëror të Republikës Islamike të Iranit me pjesëmarrjen e gjerë pranë kutive të votimeve në zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare dhe në zgjedhjet afatmesme të Kuvendit të Ekspertëve të Lidershipit, kanë hedhur votën e tyre në kutitë e votimit. Qytetarët iranianë në qytete të ndryshme të Iranit Islamik që nga orët e para të fillimit të votimeve në 208 zona zgjedhore, dolën para kutive të votimit dhe hodhën votën e tyre në kutitë e votimit për zgjedhjen e deputetëve të Parlamentit Islamik. Një numër i madh i qytetarëve iranianë gjatë procesit të votimeve kanë mbajtur në dorë fotografinë e gjeneralit të martirizuar Kasem Sulejmani dhe me këtë veprim, ata e kanë prezantuar veten si vazhdues të rrugës së gjeneral Kasem Sulejmani. Në këtë mes edhe disa fëmijë të cilët kishin dal pranë kutive të votimeve së bashku me prindërit e tyre, kanë krijuar një atmosferë të veçantë gjatë procesit të votimeve. Shumë prej këtyre prindërve fletat e votimeve ua kanë dhënë në dorë fëmijëve të tyre që t’i hedhin në kutitë e votimeve në mënyrë që edhe fëmijët të mësojnë pjesëmarrjen në proceset e zgjedhjeve dhe të luajnë rolin e tyre në përcaktimin e fatit të vendit. Pjesëmarrja e vajzave dhe djemve iranian për herë të parë në procesin e zgjedhjeve ka qenë shumë më e dukshme dhe më e madhe se sa e shtresave të tjera të shoqërisë pranë kutive të votimit. Pjesëmarrja e iranianëve armenas dhe të minoriteteve të tjera fetare në radhët e pritjes për të votuar gjithashtu ishte një faktor tjetër që ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave gjatë këtij procesi zgjedhor. Autoritetet dhe funksionarët shtetërorë dhe ushtarakë të Iranit gjithashtu krah për krahë me qytetarëve, kanë marrë pjesë në radhët pranë kutive të votimeve duke krijuar kështu një unitet më të gjerë mes qytetarëve dhe autoriteteve zyrtare të shtetit. Autoritetet shtetërore gjatë deklaratave të tyre kanë theksuar se pjesëmarrja e gjerë e qytetarëve në procesin e votimit është faktor që neutralizon komplotet e armiqve. Ajetollah Khamenei ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare në Iran po zhvillohen në një kohë kritike të presionit të SHBA dhe të përpjekjeve për të krijuar ndarje midis kombit iranian dhe qeverisë dhe bëri thirrje për një pjesëmarrje të madhe në votime për të neutralizuar komplotet keqdashëse të Uashingtonit. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik i quajti zgjedhjet një kontribuues i rëndësishëm për forcën e vendit.