Vizita e shefit të diplomacisë holandeze në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95016-vizita_e_shefit_të_diplomacisë_holandeze_në_teheran
Ministri i punëve të jashtme të Holandës gjatë vizitës së tij në Teheran është takuar dhe ka biseduar me ministrin e punëve të jashtëm të Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 23, 2020 09:16 Europe/Tirane
  • Vizita e shefit të diplomacisë holandeze në Teheran

Ministri i punëve të jashtme të Holandës gjatë vizitës së tij në Teheran është takuar dhe ka biseduar me ministrin e punëve të jashtëm të Iranit.

Zyra informative e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se në takimin e Muhamed Xhavad Zarif, ministrit të jashtëm të Iranit dhe Stef Blok, ministrit të jashtëm të Holandës, të dy palët kanë biseduar në lidhje me marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet me interes të dy vendeve. Ky takim është zhvilluar në kuadër të raundit të parë të bisedimeve të ministrave të punëve të jashtme të Iranit dhe Holandës. Ministri i punëve të jashtme të Holandës u takua edhe me z. Hasan Ruhani, presidentin e Republikës Islamike të Iranit. Pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, Evropa nuk ka mundur të ndërmarrë hapat e duhura për zbatimin e zotimeve të saj në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Kështu ka deklaruar Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takimin që ai pati me Stef Blok ministër i jashtëm i Holandës. Pasi vuri në dukje se vendimi i Amerikës për daljen nga marrëveshja bërthamore ishte në dëm të popujve të rajonit, botës dhe vetë popullit amerikan, presidenti iranian deklaroi: të gjithë duhet të përpiqen për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe Irani në këtë fushë nuk e ka mbyllur rrugën e dialogut dhe bashkëbisedimeve me Evropën. Hasan Ruhani përmendi sanksionet e jashtëligjshëm dhe të njëanshme të Amerikës kundër Iranit dhe tha: Sanksionet e jashtëligjshme amerikane kanë përfshirë edhe medikamentet dhe ushqimet dhe pritet që kombet liridashëse në botë me një zë të bashkuar të dënojnë këto sanksione të jashtëligjshme. Stef Blok ministër i jashtëm i Holandës në këtë takim theksoi ruajtjen e kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare dhe tha: Dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore nuk ishte veprim i drejtë. Shefi i diplomacisë holandeze vuri në dukje se vendi i tij mundohet për të ruajtur marrëveshjen bërthamore dhe shtoi: Dialogu dhe bashkëbisedimet duhet të vazhdojnë pasi negociatat janë e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve dhe mosmarrëveshjeve. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 nisi të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka shpallur anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës. Donald Trump më 8 Maj pasi përsëriti pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe rivendosi sanksionet amerikane kundër Iranit. Në këto kushte Irani dhe Evropa për disa jave me radhë organizuan negociata për mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore pas daljes së Amerikës nga kjo marrëveshje ndërkombëtare. Në këto bisedime Evropa u zotua për të hartuar një paketë mbështetëse në kuadër të marrëveshjes bërthamore që ka për qëllim përballjen me sanksionet amerikane kundër Iranit. Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Në fazën e parë të uljes së zotimeve Irani ka shtuar nivelin e prodhimit të uraniumit të pasuruar ndërsa në fazën e dytë Irani njoftoi ngritjen e gradës së pasurimit të uraniumit, vendim që u mor pas 60 ditësh që Irani i kishte dhënë afat Evropës për zbatimin e zotimeve të saj.