Ruhani kritikon Evropën për dobësinë e saj
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95020-ruhani_kritikon_evropën_për_dobësinë_e_saj
Pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, Evropa nuk ka mundur të ndërmarrë hapat e duhura për zbatimin e zotimeve të saj në kuadër të kësaj marrëveshjeje.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 23, 2020 09:16 Europe/Tirane
  • Ruhani kritikon Evropën për dobësinë e saj

Pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, Evropa nuk ka mundur të ndërmarrë hapat e duhura për zbatimin e zotimeve të saj në kuadër të kësaj marrëveshjeje.

Kështu ka deklaruar Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takimin që ai pati me Stef Blok ministër i jashtëm i Holandës. Pasi vuri në dukje se vendimi i Amerikës për daljen nga marrëveshja bërthamore ishte në dëm të popujve të rajonit, botës dhe vetë popullit amerikan, presidenti iranian deklaroi: të gjithë duhet të përpiqen për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe Irani në këtë fushë nuk e ka mbyllur rrugën e dialogut dhe bashkëbisedimeve me Evropën. Hasan Ruhani përmendi sanksionet e jashtëligjshëm dhe të njëanshme të Amerikës kundër Iranit dhe tha: Sanksionet e jashtëligjshme amerikane kanë përfshirë edhe medikamentet dhe ushqimet dhe pritet që kombet liridashëse në botë me një zë të bashkuar të dënojnë këto sanksione të jashtëligjshme. Stef Blok ministër i jashtëm i Holandës në këtë takim theksoi ruajtjen e kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare dhe tha: Dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore nuk ishte veprim i drejtë. Shefi i diplomacisë holandeze vuri në dukje se vendi i tij mundohet për të ruajtur marrëveshjen bërthamore dhe shtoi: Dialogu dhe bashkëbisedimet duhet të vazhdojnë pasi negociatat janë e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve dhe mosmarrëveshjeve.