Larixhani: Evropa vetëm sa flet mbi marrëveshjen bërthamore
(last modified Mon, 24 Feb 2020 07:42:43 GMT )
Shkurt 24, 2020 08:42 Europe/Tirane
  • Larixhani: Evropa vetëm sa flet mbi marrëveshjen bërthamore

Kryetari I parlamentit islamik të Iranit, në takim me Aleksandër Shalenberg ministër i jashtëm i Austrisë kritikoi qëndrimet e vendeve evropiane kundrejt marrëveshjes bërthamore dhe tha se BE mjaftohet vetëm me fjalë lidhur me këtë marrëveshje.

Ali Larixhani, përmendi mosfunksionimin kanalit INSTEX dhe shtoi se interesat ekonomike të Iranit në marrëveshjen bërthamore deri tani nuk janë garantuar. BE dhe Trojka Evropiane pas tërheqjes së Amerikës në formë të jashtëligjshme nga marrëveshja bërthamore më 8 maj të vitit 2018 kanë premtuar se do të garantojnë interesat ekonomike të Iranit mirëpo deri tani nuk kanë mundur të bëjnë asgjë në këtë aspekt. Kryetari i parlamentit islamik të Iranit gjithashtu përmendi rolin e madh të gjeneral Kasem Sulejmani, komandantit të forcave Kods të gardës revolucionare në eliminimin e grupit terrorist ISIS në rajonin e Azisë perëndimore dhe tha: Nëse nuk do të ishte sakrifica e martir gjeneral Kasem Sulejmanit kriza e ISIS në rajon do të kishte marrë përmasa katastrofike ndërkohë që të gjithë janë në dijeni se kush ishte ai që krijoi ISIS-in. Ministri i Austrisë në këtë takim shprehu kënaqësinë nga vizita e tij në Iran. Ai Iranin e cilësoi një vend të bukur dhe të civilizuar dhe tha se do të bëjë të gjitha përpjekje për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore. Shefi I diplomacisë austriake ka kritikuar daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe tha: vizita e diplomatëve dhe krerëve evropianë në Iran tregon për ndryshimin e linjës së tyre të mendimit dhe përpjekjet e tyre për zgjerimin e marrëdhënieve dhe ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.

Tags