Urime për ditëlindjen e imam Bagherit(as)
Sot më 1 Rexheb 1441 që përkon me 25 shkurtin e vitit 2020, është ditëlindja e Imam Mohamed Bagher (as), imamit të pestë të myslimanëve shiitë të botës.
Dita e parë e muajit Rexheb është zbukuruar me lindjen e imamit të pestë të myslimanëve shiitë, Imam Muhamed Bagher (a.s.). Dita e parë e muajit Rexheb të vitit 57 hixhri kameri ishte dita kur në qytetin e Medinës u lind një fëmijë të cilin e emëruan me emrin Muhamed. Epiteti i këtij imami ishte "Bagher" ose "Bagherul-Ulum", për arsye se ai ka zbuluar detin e diturisë dhe ka shpalosur të fshehtat e diturisë. Imam Muhamed Bagherul-ulum (a.s.) kishte edhe epitete të tjera si "shaker", "sabir" dhe "hadi" që secili prej këtyre epiteteve tregojnë një prej karakteristikave dhe virtyteve të këtij imami të nderuar. Nëna e tij quhej Fatime dhe ishte e bija e Imam Hasanit (a.s.) dhe babai i tij ishte Imam Saxhadi (a.s.). Me këtë rast Radiotelevizioni Shtetëror i Republikës Islamike të Iranit uron të gjithë besimtarëve myslimanë dhe dashamirësve të Ehli Bejtit (a.s.) përvjetorin e lindjes së Imam Mohamed Bagher (as).