Eragçi shkon në Vjenë
Sejed Abas Eragçi zv/ministër I jashtëm I Republikës Islamike të Iranit ka shkuar në Vjenë për të marrë pjesë në takimin e komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve takimi i komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore mbahet në nivel drejtorësh politik dhe zv/ministrash të jashtëm të Iranit dhe grupit 4+1. Takimi do të kryesohet nga Sejed Abas Eragçi zv/ministër i jashtëm i Iranit dhe nga Helga Scmidt zv/shefe e politikës së jashtme të BE. Më herët Abas Mousavi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit kishte deklaruar se takimi i komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore nuk ka të bëjë më mekanizimin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve por është një takim normal që organizohet një herë në çdo 3 muaj.