Erakçi: Gëzimi nga vuajtjet e njerëzve, është turp dhe veprim çnjerëzor
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit ka reaguar ndaj gëzimit të drejtorit të institutit amerikan “Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë” për përhapjen e virusit Korona në Iran dhe ka thënë: “Gëzimi për përhapjen e virusit Korona dhe gëzimi duke parë vuajtjen e njerëzve, me të vërtet është turp dhe veprim i çnjerëzor”.
Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, të mërkurën me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter ka reaguar ndaj Mark Dubovitz, drejtori i instituti amerikan “Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë” (FDD) dhe ka thënë: “E shikuat se sanksionet ekonomike të Amerikës kundër Iranit nuk kanë pas efekt dhe ndikimi i tyre ka qenë më i vogël se virusi Korona”.
Mark Dubovitz, drejtori i instituti amerikan “Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë” (FDD) ka thënë: “Ndikimi i virusit Korona për eksportin jonaftor të Iranit është bërë më i madh se sa ndikimi i sanksioneve ekonomike të Amerikës”.