Erakçi: Evropa ka tendencën të ruajë marrëveshjen bërthamore
Zëvendësministri i Jashtëm iranian Abas Erakçi, të mërkurën pas takimit të 15-të të Komisionit të Përbashkët të Marrëveshjes Bërthamore në Vjenë, duke iu referuar gatishmërisë së palës evropiane për të ruajtur marrëveshjen, deklaroi se marrëveshja bërthamore ishte akoma në fuqi.
Në një intervistë me reporterët, Erakçi foli për mosmarrëveshjet midis anëtarëve për aktivizimin e mekanizmit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në marrëveshjen bërthamore, por tha se në mbledhjen e sotme nuk kishte asnjë bisedë mbi këtë çështje. I dërguari kinez paralajmëroi gjithashtu në lidhje me përpjekjet e SHBA për të rikthyer sanksionet e OKB mbi Iranin. Pjesëmarrësit e mbledhjes së komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore në Vjenë në një deklaratë riafirmuan rëndësinë e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore, njoftoi Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS). "Të gjithë pjesëmarrësit riafirmuan rëndësinë e ruajtjes së marrëveshjes duke kujtuar se ajo është një element kryesor i arkitekturës globale të mos-përhapjes së armëve bërthamore", thuhet në deklaratë. Takimi u kryesua nga Zëvendësministri i Jashtëm iranian Abas Erakçi dhe Sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian, Helga Schmid. Përfaqësues të BE-së, Gjermanisë, Francës, Rusisë, Kinës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Iranit morën pjesë në takim.