Takimi i Komisionit të Përbashkët në Vjenë, kritikohen sanksionet e Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95112-takimi_i_komisionit_të_përbashkët_në_vjenë_kritikohen_sanksionet_e_amerikës
Bashkimi Evropian dhe Trojka Evropiane, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, luajtën një rol të rëndësishëm në marrëveshjen bërthamore të arritur në vitin 2015, por që prej largimit të Shteteve të Bashkuara ato kanë mbajtur një funksion negativ dhe të papranueshëm.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 27, 2020 08:44 Europe/Tirane
  • Takimi i Komisionit të Përbashkët në Vjenë, kritikohen sanksionet e Amerikës

Bashkimi Evropian dhe Trojka Evropiane, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, luajtën një rol të rëndësishëm në marrëveshjen bërthamore të arritur në vitin 2015, por që prej largimit të Shteteve të Bashkuara ato kanë mbajtur një funksion negativ dhe të papranueshëm.

Takimi i Komisionit të Përbashkët marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe Grupi prej 4 + 1 u mbaj të Mërkurën në Vjenë më 26 Shkurt. Ky ishte takimi i parë që nga hapi i pestë dhe i fundit i Iranit për uljen e zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore nga njëra anë dhe njoftimit të drejtuesve evropianë të Trojkës për të aktivizuar mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve nga ana tjetër. Autoritetet e Iranit dhe disa prej funksionarëve të Kinës dhe Rusisë kanë paralajmëruar seriozisht mbi aktivizimin e mekanizmit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe kanë thënë se kjo është e jashtëligjshme dhe e papranueshme dhe evropianët që nuk kanë zbatuar asnjë prej zotimeve të tyre në marrëveshjen bërthamore nuk mund të presin që kjo marrëveshje të zbatohet në formë të njëanshme vetëm nga Irani. Në fundit të takimit, anëtarët e mbetur të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore kanë pohuar se Amerika ka krijuar pengesa për mbështetjen e Rusisë në projektin për prodhimin e izotopeve në Fordo. Në takim gjithashtu është analizuar hapi i pestë dhe i fundit i Iranit për uljen e zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore më 5 janar 2020, janë shqyrtuar zotimet e Iranit dhe pasojat e daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018 dhe sanksionet e vendosura prej saj. Në deklaratën përfundimtare të këtij takimi është thënë se vendosja e sanksioneve nga ana e Amerikës ka penguar Iranin që të përfitojë nga interesat e marrëveshjes në fjalë që më parë bëri të mundur anulimin e sanksioneve. Pohimi mbi ndikimin negativ të sanksioneve të njëanshme të Amerikës që ishte faktor i uljes së zotimeve nga ana e Iranit, në një formë tregon neglizhencën e treguar nga evropianët në zbatimin e zotimeve të tyre të cilët janë zotuar për të uluar ndikimin e këtyre sanksioneve. Një prej këtyre zotimeve ishte vënia në funksion e sistemit INSTEX që ishte parashikuar të ulte ndikimin e sanksioneve. Mirëpo situata aktuale tregon se evropianët deri më tani nuk kanë mundur të zbatojnë zotimet e tyre kundrejt Iranit. Një prej pikave të deklaratës përfundimtare të takimit, është mirëpritja e zbatimit të fazës së parë të vënies në funksion të sistemit INSTEX. Pjesëtarët e mbetur në komisionin e përbashkët të marrëveshjes bërthamore, kanë mirëpritur kryerjen e transaksionit të parë nëpërmjet sistemit INSTEX dhe rritjen e numrit të aksionarëve evropianë në këtë sistem. Zëvendësministri i Jashtëm iranian Abas Eragçi, të mërkurën pas takimit të 15-të të Komisionit të Përbashkët të Marrëveshjes Bërthamore në Vjenë, duke iu referuar gatishmërisë së palës evropiane për të ruajtur marrëveshjen, deklaroi se marrëveshja bërthamore ishte akoma në fuqi. Në një intervistë me reporterët, Eragçi foli për mosmarrëveshjet midis anëtarëve për aktivizimin e mekanizmit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në marrëveshjen bërthamore, por tha se në mbledhje nuk kishte asnjë bisedë mbi këtë çështje. I dërguari kinez paralajmëroi gjithashtu në lidhje me përpjekjet e SHBA për të rikthyer sanksionet e OKB mbi Iranin. Pjesëmarrësit e mbledhjes së komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore në Vjenë në një deklaratë riafirmuan rëndësinë e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore, njoftoi Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS). "Të gjithë pjesëmarrësit riafirmuan rëndësinë e ruajtjes së marrëveshjes duke kujtuar se ajo është një element kryesor i arkitekturës globale të mos-përhapjes së armëve bërthamore", thuhet në deklaratë. Takimi u kryesua nga Zëvendësministri i Jashtëm iranian Abas Erakçi dhe Sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian, Helga Schmid. Përfaqësues të BE-së, Gjermanisë, Francës, Rusisë, Kinës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Iranit morën pjesë në takim.