Irani thekson qetësimin e shpejtë të atmosferës së tensionuar në Idlib
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95146-irani_thekson_qetësimin_e_shpejtë_të_atmosferës_së_tensionuar_në_idlib
Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ka deklaruar se administrimi atmosferës së tensionuar në Idlib të Sirisë dhe qetësimi i shpejtë i situatës është i domosdoshëm dhe ka theksuar se Irani po vëzhgon nga afër dhe me ndjeshmëri të madhe zhvillimet frontale dhe pasojat rajonale të tyre zhvillimeve në Idlib të Sirisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 28, 2020 15:37 Europe/Tirane
  • Irani thekson qetësimin e shpejtë të atmosferës së tensionuar në Idlib

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ka deklaruar se administrimi atmosferës së tensionuar në Idlib të Sirisë dhe qetësimi i shpejtë i situatës është i domosdoshëm dhe ka theksuar se Irani po vëzhgon nga afër dhe me ndjeshmëri të madhe zhvillimet frontale dhe pasojat rajonale të tyre zhvillimeve në Idlib të Sirisë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit të premten ka lëshuar një deklaratë në lidhje me zhvillimet aktuale në Idlib të Sirisë dhe ka deklaruar: “Irani duke marrë parasysh vendimin e mëparshëm të krerëve të procesit të Konferencës së Astanas, beson se kjo konferencë mund të marrë hapa efikas për vazhdimin e marrëveshjeve të mëparshme në këtë proces për luftë kundër terrorizmit, shmangien e çfarëdo lloj dëmtimi ndaj popullatës civile dhe zgjidhjen politike të mosmarrëveshjeve”.

Kjo deklaratë shton: “Duke dënuar veprimet palëve të treta për ta dëmtuar procesin e Astanas dhe gjithashtu veprimet e Amerikës e cila në mënyrë të papërgjegjshme gjithnjë ka bërë përpjekje për krijimin e tensioneve sa më të mëdha në rajon dhe qëllimin e pranisë së forcave ushtarake amerikane në Siri e ka deklaruar plaçkitjen e burimeve naftore të këtij vendi, Irani vazhdon të jetë në kontakte me partnerët e vet në procesin e Astanas dhe po vazhdon përpjekjet për t’i dhënë fund rrethanave tensionuese aktuale në Siri”.

Operacionet e ushtrisë së Sirisë dhe aleatët e saj në provincën Idlib i cili konsiderohet bastioni i fundit i grupeve terroriste në këtë vend, janë përballur me reagime negative dhe kërcënime të vazhdueshme nga ana e Turqisë.

Ushtria e Turqisë gjatë viteve të fundit në kuadër të mbështetjes ndaj terroristëve, shumë herë ka sulmuar pozicionet e ushtrisë së Sirisë në provincën Idlib.