Irani i shqetësuar nga shtimi i tensioneve në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95159-irani_i_shqetësuar_nga_shtimi_i_tensioneve_në_rajon
Ministria e jashtme e Iranit me anë të një deklarate ka shprehur shqetësime mbi zhvillimet aktuale në Idlib të Sirisë dhe ka dënuar veprimet e palëve të treta për të dëmtuar procesin e Astanasë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 29, 2020 05:57 Europe/Tirane
  • Irani i shqetësuar nga shtimi i tensioneve në rajon

Ministria e jashtme e Iranit me anë të një deklarate ka shprehur shqetësime mbi zhvillimet aktuale në Idlib të Sirisë dhe ka dënuar veprimet e palëve të treta për të dëmtuar procesin e Astanasë.

Në deklaratën e ministrisë së jashtme të Iranit thuhet: Irani duke pasur parasysh vendimet e mëparshme të krerëve të procesit të Astanasë është i mendimit se mund të ndiqen akordet e mëparshme për luftën kundër terrorizmit dhe mos dëmtimin e civilëve si dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ka deklaruar se administrimi atmosferës së tensionuar në Idlib të Sirisë dhe qetësimi i shpejtë i situatës është i domosdoshëm dhe ka theksuar se Irani po vëzhgon nga afër dhe me ndjeshmëri të madhe zhvillimet frontale dhe pasojat rajonale të tyre zhvillimeve në Idlib të Sirisë. Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit të premten ka lëshuar një deklaratë në lidhje me zhvillimet aktuale në Idlib të Sirisë dhe ka deklaruar: “Irani duke marrë parasysh vendimin e mëparshëm të krerëve të procesit të Konferencës së Astanas, beson se kjo konferencë mund të marrë hapa efikas për vazhdimin e marrëveshjeve të mëparshme në këtë proces për luftë kundër terrorizmit, shmangien e çfarëdo lloj dëmtimi ndaj popullatës civile dhe zgjidhjen politike të mosmarrëveshjeve”. Kjo deklaratë shton: “Duke dënuar veprimet palëve të treta për ta dëmtuar procesin e Astanas dhe gjithashtu veprimet e Amerikës e cila në mënyrë të papërgjegjshme gjithnjë ka bërë përpjekje për krijimin e tensioneve sa më të mëdha në rajon dhe qëllimin e pranisë së forcave ushtarake amerikane në Siri e ka deklaruar plaçkitjen e burimeve naftore të këtij vendi, Irani vazhdon të jetë në kontakte me partnerët e vet në procesin e Astanas dhe po vazhdon përpjekjet për t’i dhënë fund rrethanave tensionuese aktuale në Siri”. Operacionet e ushtrisë së Sirisë dhe aleatët e saj në provincën Idlib i cili konsiderohet bastioni i fundit i grupeve terroriste në këtë vend, janë përballur me reagime negative dhe kërcënime të vazhdueshme nga ana e Turqisë. Ushtria e Turqisë gjatë viteve të fundit në kuadër të mbështetjes ndaj terroristëve, shumë herë ka sulmuar pozicionet e ushtrisë së Sirisë në provincën Idlib. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të territoreve siriane nga grupet terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011. Bisedimet në Astana janë zhvilluar në mënyrë paralele me bisedimet e paqes në Gjenevë, që sponsorizohen nga OKB-ja. Sa i përket zhvillimeve në Siri, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë deklaroi se forcat ushtarake të Turqisë në Idlib kanë qenë në radhët e terroristëve dhe kanë bërë përpjekje të sulmojnë pozicionet e ushtrisë së Sirisë. Mediat e Rusisë duke cituar burime një burim ushtarak, kanë njoftuar se forcat ushtarake të Turqisë që ditën e kaluar ishin objektiv i sulmeve ajrore të ushtrisë së Sirisë, ndodheshin në radhët e terroristëve që sulmonin Idlibin. Sipas autoriteteve të Rusisë, kjo ngjarje ka ndodhur në afërsi të rajonit Bahun. Në këtë rajon terroristët kanë bërë përpjekje që ta thyejnë linjën mbrojtëse të ushtrisë së Sirisë. Sipas autoriteteve të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, në radhët e terroristëve ndodheshin e shumë forca ushtarake të Turqisë. Sipas informacioneve të që ka dhënë ushtria e Turqisë, forcat ushtarake turke duhej të ishin në një rajon tjetër dhe jo në radhët e terroristëve. Një sulm i gjerë kundër pozicioneve të ushtrisë siriane në Idlib ishte organizuar nga terroristët e Frontit Nusra të mbështetur nga ushtria e Turqisë. Grupi i ashtuquajtur “Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut në Siri” ka njoftuar se gjatë këtij sulmi ajror të ushtrisë siriane janë vrarë të paktën 34 ushtarë të Turqisë.