Irani paralajmëron Turqinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95209-irani_paralajmëron_turqinë
Irani ka lëshuar një ultimatum për shtetin turk për të përfunduar menjëherë lojën e rrezikshme që ka filluar në Idlib.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 02, 2020 18:53 Europe/Tirane
  • Irani paralajmëron Turqinë

Irani ka lëshuar një ultimatum për shtetin turk për të përfunduar menjëherë lojën e rrezikshme që ka filluar në Idlib.

Komanda e këshilltarëve ushtarakë iranianë të vendosur në Siri denoncoi "vazhdimin e zjarrit të artilerisë turke kundër pozicioneve të forcave iraniane dhe pro-iraniane ", duke i bërë thirrje Turqisë të "zgjedhë një qëndrim racional" në Idlib. Cituar nga kanali televiziv Al-Mayadeen, Qendra Komanduese e Iranit në Damask, e cila që nga fillimi i luftës nuk është shprehur kurrë kaq direkt, publikoi të dielën një njoftim për shtyp duke denoncuar "bombardimin" e vazhdueshëm të pozicioneve të saj. "Që prej mëngjesit të së shtunës, ne kemi urdhëruar forcat tona të mos sulmojnë ushtarët turq në Idlib në mënyrë që të shpëtojnë jetën e tyre, megjithëse ata janë brenda mundësive tona. Trupat tanë janë pra të kujdesshëm që të mos sulmojnë ushtarët turq, por ushtria turke vazhdon të sulmojë me artileri pozicionet tona dhe bazat tona ", thuhet në deklaratë. Qendra e Komandës Iraniane në Siri i bën thirrje Turqisë të "veprojë në mënyrë racionale" dhe "në interes të kombeve siriane dhe turke". "Ne i themi kombit turk se djemtë e tij kanë qenë brenda rrezes tonë për një muaj, dhe ne mund të ishim hakmarrë, por nuk kemi vepruar duke ju bindur urdhrave të komandantëve tanë," shtoi deklarata. Qendra Komanduese e Iranit në Damask paralajmëroi se nëse sulmet turke kundër pozicioneve të Rezistencës në Siri vazhdojnë, forcat e Boshtit të Rezistencës do të përgjigjen me sulme me raketa balistike dhe nuk do të pranohet asnjë ndërmjetësim nga askush.