Zarif falënderon ndihmat e OBSH për përballjen me virusin korona
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95218-zarif_falënderon_ndihmat_e_obsh_për_përballjen_me_virusin_korona
Muhamed Xhavad Zarif ministër I jashtëm I Republikës Islamike të Iranit , me anë të një mesazhi në Twitter ka falënderuar OBSH dhe vendet mike që me gjithë terrorizmin ekonomik të Amerikës kanë ndihmuar Iranin në përballje me virusin korona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 03, 2020 05:30 Europe/Tirane
  • Zarif falënderon ndihmat e OBSH për përballjen me virusin korona

Muhamed Xhavad Zarif ministër I jashtëm I Republikës Islamike të Iranit , me anë të një mesazhi në Twitter ka falënderuar OBSH dhe vendet mike që me gjithë terrorizmin ekonomik të Amerikës kanë ndihmuar Iranin në përballje me virusin korona.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, një avion me ndihma të OBSh ka arritur dje në aeroportin ndërkombëtar imam Khomeini (ra). Anglia, Franca dhe Gjermania ditën e hënë në një deklaratë të përbashkët përveçse janë solidarizuar me viktimat e virusit korona në Iran, njoftuan për dërgimin e ndihmave mjekësore dhe financiare për Iranin për tu përballur me virusin korona. Hamid Baidinezhad, ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Londër deklaroi se dje është dërguar ngarkesa e parë me ndihmat e Anglisë, Francës dhe Gjermanisë për tu përballur me virusin korona. Sipas statistikave më të fundit të ministrisë së shëndetësisë së Iranit, deri tani numri i viktimave nga korona virusi në Iran ka arritur në 66 persona ndërsa të infektuarit në 1,501. Virusi korona ka nisur të përhapet që prej dhjetorit të vitit 2019 në qytetin Wuhan të Kinës dhe deri tani është përhapur ne 30 provinca të Kinës dhe në 70 vende të botës. Organizata Botërore e Shëndetësisë këtë të premte është shprehur se rreziku ndaj korona virusit është ngritur nga “i lartë” në “shumë i lartë”. Deri tani mbi 89 mijë persona janë infektuar nga virusi korona në të gjithë botën ndërsa kanë humbur jetën 3 mijë të tjerë.