Arrin dërgesa e dytë me ndihma humanitare të Shangait në Iran
Dërgesa e dytë me ndihma humanitare të Shangait dhe të disa kompanive në këtë qytet për përballjen me virusin korona ka rritur në Iran.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, këto ndihma përfshijnë 15 mijë kite për diagnostikimin e virusit korona, 6 mijë veshje izoluese, 50 aparate frymëmarrje dhe shumë ndihma të tjera të Shangait janë dërguar në Iran. Ramazan Parvaz konsulli i Iranit në Shangai të Kinës në ceremoninë e dorëzimit të këtyre ndihmave ka thënë: Virusi korona me të gjitha pasojat e tij është bërë shkak që dy vendet dhe kombet e mëdha të Iranit dhe Kinës të afrohen më shumë me njëri-tjetrin. Irani që nga koha e shfaqjes së virusit korona në kinë i ka qëndruar pranë popullit kinez dhe njëkohësisht populli dhe qeveria kineze i ka qëndruar pranë popullit iranian. Sipas statistikave të ministrisë së shëndetësisë së Iranit deri tani 2336 persona janë infektuar nga virusi korona dhe 77 të tjerë kanë humbur jetën. Virusi korona ka nisur të përhapet që prej dhjetorit të vitit 2019 në qytetin Wuhan të Kinës dhe deri tani është përhapur ne 30 provinca të Kinës dhe në 40 vende të botës. Organizata Botërore e Shëndetësisë këtë të premte është shprehur se rreziku ndaj korona virusit është ngritur nga “i lartë” në “shumë i lartë”. Deri tani mbi 89 mijë persona janë infektuar nga virusi korona në të gjithë botën ndërsa kanë humbur jetën 3 mijë të tjerë.