Gharibabadi: Vazhdon inspektimi i ANEA mbi programin atomik të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95245-gharibabadi_vazhdon_inspektimi_i_anea_mbi_programin_atomik_të_iranit
Ambasadori dhe përfaqësuesi i Iranit në Organizatat ndërkombëtare në Vjenë ka thënë: Monitorimi dhe testimet vërtetuese të ANEA mbi programin bërthamor të Iranit vazhdojnë akoma.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 04, 2020 06:13 Europe/Tirane
  • Gharibabadi: Vazhdon inspektimi i ANEA mbi programin atomik të Iranit

Ambasadori dhe përfaqësuesi i Iranit në Organizatat ndërkombëtare në Vjenë ka thënë: Monitorimi dhe testimet vërtetuese të ANEA mbi programin bërthamor të Iranit vazhdojnë akoma.

Kazem Gharibabadi, ambasador dhe përfaqësues i përhershëm i Iranit në organizatat ndërkombëtare në Vjenë ditën e martë në një konferencë për shtyp foli mbi raportin e ANEA mbi monitorimet në Iran dhe ka thënë se monitorimet e kësaj agjencie nga 16 janari deri tani kanë vazhduar. Raporti i ANEA thotë se aktivitetet e Iranit për pasurimin e uraniumit me UF6 në qendrën Fordo vazhdon akoma dhe niveli i pasurimit të uraniumit është rritur në 4-5%. Sipas raportit të ANEA niveli i uraniumit të pasuruar në Iran deri më 19 shkurt të këtij viti ka arritur në 1029 kg. Sic theksoi Gharibabadi Irani sic ka deklaruar më parë ka instaluar centrifugat e tij të reja. Raporti i ANEA konfirmon se Irani vazhdon të zbatojë në formë vullnetare pikat e NPT dhe konfirmon se aktivitet e Iranit deri tani nuk janë devijuar, deklaroi Gharibabadi.