Irani paralajmëron për risitë jashtë parimeve në ANEA
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95255-irani_paralajmëron_për_risitë_jashtë_parimeve_në_anea
Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë ka reaguar ndaj raportit të ri të ANEA dhe ka thënë se Irani po mundohet të parandalojë krijimin e një risie jashtë parimeve dhe të rrezikshme në ANEA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 04, 2020 13:35 Europe/Tirane
  • Irani paralajmëron për risitë jashtë parimeve në ANEA

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë ka reaguar ndaj raportit të ri të ANEA dhe ka thënë se Irani po mundohet të parandalojë krijimin e një risie jashtë parimeve dhe të rrezikshme në ANEA.

ANEA ditën e martë në raportin e vet ka deklaruar se Irani nuk ka siguruar qasjen e ekspertëve në tre qendra dhe nuk ka treguar bashkëpunim të konsiderueshëm në lidhje me pyetjet e ANEA rreth lëndëve atomike të padeklaruara.

Kazem Gharibabadi, ambasador dhe përfaqësues i Iranit pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë të Austrisë, të mërkurën në një konferencë për shtyp, deklaroi: “Për fat të ke edhe një herë Amerika dhe regjimi sionist po bëjnë përpjekje përsëri të krijojnë probleme në marrëdhëniet mes ANEA dhe Iranit duke ushtruar presion mbi ANEA për t’u larguar nga detyrat e statusit të saj”.

Gharibabadi shtoi: “Irani aktualisht po mundohet të parandalojë krijimin e një risi jashtë parimeve dhe të rrezikshme në ANEA që dëshiron t’u japë kredibilitet disa materialeve dhe informacioneve false dhe të organizatave të spiunazhit. Paraqitja e çfarëdo kërkese për sqarime ose për të siguruar qasje plotësuese nga ana e ANEA të bazuar në informacione false të shërbimeve spiunazhe të regjimit sionist, jo vetëm që është në kundërshtim me dokumentet dhe statusin themelor të ANEA dhe të sistemit të korrektësisë, por edhe nuk krijon kurrfarë obligimi për Iranit për t’iu përgjigjur kërkesave të tilla”.