Raporti i ANEA lidhur me Iranin
Republika Islamike e Iranit pas arritjes së marrëveshjes bërthamore të saj me grupin me P5 + 1 në qershor 2015, ka bashkëpunuar gjerësisht me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) për të aprovuar aktivitetet paqësore të së saj bërthamore.
Përkundër këtyre bashkëpunimeve, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike të martën më 3 Mars në raportin e saj të ri mbi programin bërthamor të Iranit, tha se rezervat e uraniumit të pasuruar nga Irani kanë tejkaluar pesëfish kufirin e vendosur nga ANEA. Ky është raporti i dytë i ANEA në të cilin është folur për raste bërthamore të paidentifikuara në tre site të padeklaruara në Iran dhe raporti i dytë ku pretendohet se Irani nuk lejon hyrjen në dy qendra. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) Rafael Grossi, të martën, shprehu shqetësimin për programin bërthamor të Iranit dhe i kërkoi Teheranit të japë "sqarime" për grimcat e uraniumit të zbuluara në një vend të padeklaruar në Teheran. Ndërkohë, një zëdhënës i Organizatës së Energjisë Atomike në Iran në përgjigje të vërejtjeve të Grousi tha: Republika Islamike e Iranit ka arsye të forta për të mos u përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave të pabazuara të ANEA. Të mërkurën, Behrouz Kamalvandi kritikoi raportin e fundit të ANEA mbi aktivitetet bërthamore të Iranit dhe tha: Agjencia nuk mund ta pyesë ose kërkojë shpjegime nga Irani në bazë të akuzave të spiunazhit izraelit. Atmosfera e re e politizuar kundër aktiviteteve paqësore të Iranit, është ngritur ndërsa ANEA në raportet e saj ende zyrtarisht nuk ka pranuar shkelje serioze nga ana e Iranit. Irani ka theksuar vazhdimisht se nuk ka aktivitete të fshehta bërthamore dhe vazhdimisht ka deklaruar se nuk ka ndërmend të përdorë energjinë bërthamore për qëllime ushtarake dhe nuk ka ndërmend të ndërtojë një armë bërthamore. Irani vazhdimisht ka hedhur poshtë pretendimet e vendeve perëndimore dhe regjimit sionist, gjoja për "aktivitete të fshehta bërthamore" dhe ka theksuar se programi i tij bërthamor është vetëm për përdorim paqësor. Rusia, si një nga anëtarët kryesorë të P4 + 1, ka reaguar ndaj polemikave të ngritura kundër Iranit. Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Organizatat Ndërkombëtare në Vjenë Mikhail Uljanov të Mërkurën më 4 Mars reagoi ndaj raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike mbi programin bërthamor të Iranit. Duke iu referuar kritikës së Grossy për Iranin, i cili pretendoi se Irani nuk ka lejuar hyrjen në të tre vende dhe ka refuzuar t'iu përgjigjet pyetjeve nga organi ndërkombëtar në lidhje me "aktivitetet e kaluara bërthamore", Uljanov tha: "Kjo qasje nuk ka ndonjë kuptim operativ. Në fakt, nuk ka asnjë shqetësim për përhapjen (bërthamore). Vendet e lartpërmendura nuk janë të lidhura me programin bërthamor të Iranit për 20 vitesh. Zyrtarë të lartë iranianë kanë deklaruar vazhdimisht se Teherani asnjëherë nuk ka kërkuar të zhvillojë një armë bërthamore dhe se ajo nuk ka vend në doktrinën mbrojtëse të Iranit. Në të njëjtën kohë, vërejtjet alarmante të Grousi ndaj Teheranit tregojnë se ai është i ndikuar nga perëndimorët, ashtu siç u tregua edhe më parë kur ai mbante postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të ANEA.