Irani dënon sulmin terrorist në Afganistan
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Abas Musavi dënoi të premten sulmin terrorist në ceremoninë përkujtimore të liderit të partisë Hezb-e Vahdat Abdul Ali Mazari, i cili rezultoi në vrasjen dhe plagosjen e një numri të njerëzve të pafajshëm në Kabul.
Musavi shprehu solidaritetin e Iranit me qeverinë dhe popullin e Afganistanit, si dhe me familjet e viktimave të sulmeve terroriste. Sulmi terrorist në një ceremoni në Afganistan ka vrarë 23 persona dhe ka plagosur 33 të tjerë. Ish Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai, Shefi Ekzekutiv i Qeverisë së Unitetit të Republikës Islamike të Afganistanit Abdullah Abdullah, zëvendësi i tij Muhamed Mohaghegh dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Paqes në Afganistan Karim Khalili, gjithashtu morën pjesë në këtë ngjarje, por i shpëtuan sulmit terrorist. Ceremonia e përvjetorit të vdekjes së Abdul Ali Mazari u sulmua gjithashtu vitin e kaluar nga personat e armatosur dhe ISIS mori përgjegjësinë për sulmin.