Përfaqësuesi i OBSH: Irani po përballet me vendosmëri kundër Korona
Kreu i misionit të OBSH në Iran tha: "Republika Islamike e Iranit është e përkushtuar t'i rezistojë virusit Korona".
Richard Brennan, Shefi i Misionit të OBSH në Iran, i cili vizitoi qytetin Kom (në jug të Teheranit) për të analizuar koronavirusin, pasi u takua me Guvernatorin e Komit, Bahram Sermast, tha se rasti i parë i koronavirusit në Iran, është regjistruar më 19 shkurt dhe që nga minutat e para, Republika Islamike ka bërë çmos për të luftuar shpërthimin e këtij virusi. Richard Brennan gjithashtu të Shtunën në Teheran foli me gazetarët, duke thënë se Ministria e Shëndetësisë së Iranit po lëviz në drejtimin e duhur dhe tha: Në trajtimin dhe diagnostikimin dhe kurimin e personave me korona virus në Iran, janë bërë përparime të rëndësishme. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Edukimit Mjekësor të Iranit, deri më tani 1,669 në Iran persona me koronavirus janë shëruar. Virusi Corona u zbulua në fund të vitit të kaluar në qytetin Wuhan në provincën lindore Hubei, dhe tani është përhapur në më shumë se 30 provinca të tjera të Kinës, si dhe mbi 90 vende të botës duke përfshirë SHBA, MB, Australi, Tajlandë, Koreja e Jugut, Japonia, Kanada, Franca, Itali, Iran, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.