Shamkhani: Irani dëshiron stabilitet dhe qetësi për Irakun
Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit ka deklaruar se Republika Islamike e Iranit dëshiron stabilitet dhe qetësi për Irakun dhe ky vend në një të ardhme të afërt mund të luajë rol të rëndësishëm në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, sot (të dielën), pas takimit me Faleh Fejad, këshilltari për siguri kombëtare të Irakut, në konferencën të përbashkët për shtyp në Bagdad, vuri në dukje se në këtë takim është biseduar në lidhje me çështjeje të ndryshme të sigurisë dhe rajonale dhe deklaroi: “Që nga viti 2003 e deri më tani, niveli i bashkëpunimit, bashkëmendimit, partneritetit dhe marrëdhënieve reciproke mes shteteve dhe popujve të Iranit dhe Irakut është shtuar për çdo ditë e më tepër në fusha të ndryshme ekonomike, politike, shoqërore, shëndetësore dhe mjekësore”.
Ali Shamkhani gjithashtu e ka vlerësuar pozitivisht veprimin e qeverisë, Parlamentit dhe popullit të Irakut në dëbimin e forcave amerikane nga Iraku. Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit duke thënë se sionistët gjithnjë janë kundër stabilitetit dhe sigurisë së rajonit, tha: “Shpresojmë se do të arrijë një ditë në të cilën nuk do të ketë asnjë gjurmë të sionistëve”.
Faleh Fejad, këshilltari për siguri kombëtare të Irakut, në këtë konferencë për shtyp deklaroi: “Bagdadi i jep rëndësi të madhe bashkëpunimit me Teheranin në të gjitha fushat dhe kërkon zgjerimin e bashkëpunimeve në të gjitha sektorët”.
Faleh Fejad theksoi: “Shteti dhe populli i Irakut nuk do t’i harrojë kurrë ndihmat e Iranit në luftën kundër terrorizmit”.