Sham’khani takohet me Berham Saleh
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95359-sham’khani_takohet_me_berham_saleh
Sekretari i këshillit të lartë të sigurisë kombëtare të Iranit ditën e dielë u takua me Berham Saleh presidentin e Irakut.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 09, 2020 09:30 Europe/Tirane
  • Sham’khani takohet me Berham Saleh

Sekretari i këshillit të lartë të sigurisë kombëtare të Iranit ditën e dielë u takua me Berham Saleh presidentin e Irakut.

Në këtë takim Ali Sham’khani deklaroi se populli irakian i përcakton fare mirë interesat e tij dhe ai nuk ka nevojë për praninë dhe mendimin e të huajve. Ali Sham’khani në këtë takim parashtroi pikëpamjet bazë të Iranit në mbështetje të sovranitetit, pavarësisë dhe vullnetit të popullit irakian dhe në të njëjtën kohë shpresoi se me pjesëmarrjen et ë gjitha grupeve politike, etnike dhe fetare do të zgjidhet sa më shpejt qeveria e Irakut dhe realizohet vullneti i popullit irakian. Berham Saleh presidenti i Irakut në këtë takim, Iranin e ka cilësuar një vend mik dhe aleat në periudhat e vështira të Irakut dhe tha se populli irakian gjithmonë falënderon qeverinë dhe popullin iranian. Presidenti i Irakut e cilësoi të domosdoshme zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimeve Teheran-Bagdad në fusha të ndryshme sidomos në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit dhe tha se thellimi i marrëdhënieve historike dhe i interesave të të dy vendeve do të arrijë në pikën e duhur. Në fund të dy palët edhe një herë theksuan domosdoshmërinë e bashkëpunimit të përbashkët mes Iranit dhe Irakut në luftën kundër virusit korona. Sekretari i këshillit suprem të sigurisë kombëtare të Iranit gjatë qëndrimit në Irak është takuar me Adel Abdul’mehdi kreu i qeverisë, Falah Fiadh këshilltar i sigurisë kombëtare, Mustafa Kazemi kreu i shërbimit sekret të Irakut si dhe me shumë personalitete dhe funksionarë të tjerë të këtij vendi.