Mousavi: Irani nuk ka nevojë për mjek amerikanë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95454-mousavi_irani_nuk_ka_nevojë_për_mjek_amerikanë
Zëdhënësi i MPJI duke reaguar ndaj pretendimeve të Donald Trump që është shprehur gjoja i gatshëm për të ndihmuar Iranin të përballet me virusin Korona, deklaroi se Irani ka kuadrin më të mirë dhe më efikas mjekësor në botë dhe nuk ka nevojë për mjekët amerikanë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 13, 2020 06:12 Europe/Tirane
  • Mousavi: Irani nuk ka nevojë për mjek amerikanë

Zëdhënësi i MPJI duke reaguar ndaj pretendimeve të Donald Trump që është shprehur gjoja i gatshëm për të ndihmuar Iranin të përballet me virusin Korona, deklaroi se Irani ka kuadrin më të mirë dhe më efikas mjekësor në botë dhe nuk ka nevojë për mjekët amerikanë.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, Abas Mousavi, duke iu drejtuar presidentit amerikan Donald Trump tha: Amerika në vend të deklaratave mashtruese duhet t’i japë fund terrorizmit ekonomik dhe terrorizmit mjekësor dhe të lejojë dërgimin e pajisjeve dhe medikamenteve për popullin dhe kuadrin mjekësor të Iranit. Mousavi gjithashtu i ka kërkuar Trump që të kujdeset për popullin amerikan. Donald Trump gjatë takimit me kryeministrin e Irlandës në Shtëpinë e Bardhë deklaroi se Amerika ka mjekët më të mirë në botë dhe ka propozuar dërgimin e ndihmave për të luftuar virusin korona në Iran. Abas Mousavi, gjithashtu duke iu drejtuar Mike Pompeo sekretarit amerikan të shtetit, pretendimet për dërgimin e ndihmave Iranit i ka quajtur mashtrim pasi terrorizmi ekonomik që Amerika po ushtron kundër popullit iranian, ka si objektiv të sulmojë jetën e popullit iranian pasi rrugët për blerjen dhe importimin e pajisjeve mjekësore dhe medikamenteve në Iran aktualisht janë bllokuara. Vlen të theksohet se më 8 maj 2018 Amerika u tërhoq nga marrëveshja bërthamore dhe rivendosi sanksionet kundër Iranit duke krijuar probleme të shumta për popullin iranian dhe sidomos për të sëmurët.