Dërgesa e katërt me ndihma humanitare të Shangait arrin në Teheran
Ngarkesa e katërt me ndihma shëndetësore dhe mjekësore të kompanive dhe popullit të Shangait për tu përballur me virusin korona, ka arritur në Teheran.
Sipas një njoftimi të agjencisë irna të lajmeve, kjo dërgesë përmban 2 ton veshje speciale për izolim, maska, Oximetër, syze mbrojtëse, doreza dhe medikamente. Ndihmat janë mbledhur nga kompanitë dhe populli i Shangait dhe ditën e enjte kanë arritur në Teheran me avionin e kompanisë Mahan. Ramazan Parvaz konsulli i RII në Shangai, ka shprehur falënderime për qeverinë dhe popullin e Kinës dhe ka thënë: Në kohën kur sanksionet mizore të qeverisë amerikane kanë krijuar probleme për popullin dhe qeverinë iraniane në përballje me virusin korona, një numër i madh ndihmash nga populli dhe qeveria kineze, po dërgohen për popullin iranian. Deri tani në total janë dërguar 9 dërgesa me ndihma mjekësore dhe shëndetësore nga Kina për Iranin. Irani ishte një ndër vendet e para që i ka ardhur në ndihmë Kinës që në ditët e para të përhapjes së virusit Korona në Kinë. Në atë kohë Irani dërgoi pajisje mjekësore dhe 3 milion maska në formën e ndihmave humanitare për qeverinë dhe popullin kinez.