Irani natyralizon prodhimin e mikroskopëve me forcë atomike
Hulumtuesit e kompanisë me bazë shkencore “Ara-Research” në Iran kanë arritur të prodhojnë për herë të parë në Iran aparatin e mikroskopit me forcë atomike dhe nanoskopëve me energji atomike.
Natyralizimi i shkencës dhe teknologjisë për prodhimin e nanoskopit atomik nga ana e hulumtuesve të rinj iranianë është realizuar në kohën kur shkenca dhe teknologjia për prodhimin e këtyre pajisjeve deri më tani ishte në monopolin e vetëm Amerikës, Rusisë, Anglisë, Gjermanisë, Danimarkës dhe Zvicrës.
Nanoskopi atomik përdorët në teknologjitë nano në fushat mjekësore, inxhinierisë, bio-teknologjisë, gjenetikës dhe patologjisë.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Sejed Abas Shahrudi, drejtori ekzekutiv i kompanisë me bazë shkencore “Ara-Research”, në lidhje me llojin e aktivitetit dhe prodhimeve të kësaj kompanie, ka thënë: “Mikroskopi i forcës atomike (AFM) përdorët për studimin e karakteristikave dhe strukturës sipërfaqësore të lëndëve në dimensione nanometër”.
Sharudi shtoi: “Në mikroskopin me forcë atomike përkundër shumicës së metodave të studimit të karakteristikave sipërfaqeve, nuk ekziston ndonjë kufizim esencial mbi llojin e sipërfaqes dhe ambientit të saj dhe me këtë nanoskop do të krijohet mundësia për studimin e sipërfaqeve përçuese ose mbrojtëse, të butë ose të fortë, të ngjitur ose pluhur, biologjik dhe aliazh ose jo aliazh”.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë me bazë shkencore “Ara-Research” duk vë në dukje produktin e ri të kësaj kompanie, shtoi: “Mikroskopi elektronik me peshë mbi 2 ton është një produkt i ri që u projektua dhe prodhua së fundi në këtë kompani që shkenca dhe teknologjia për prodhimin e një produkti të tillë më parë ishte në monopolin e Amerikës dhe Japonisë”.