SHBA e zemëruar nga Franca
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95672-shba_e_zemëruar_nga_franca
Administrata Trump kritikoi ashpër Francën të dielën (22 Mars) për lirimin e një iraniani të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, në kontekstin e një shkëmbimi të të burgosurve me Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 22, 2020 15:57 Europe/Tirane
  • SHBA e zemëruar nga Franca

Administrata Trump kritikoi ashpër Francën të dielën (22 Mars) për lirimin e një iraniani të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, në kontekstin e një shkëmbimi të të burgosurve me Iranin.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së tha se "shpreh keqardhje të thellë" për vendimin "e njëanshëm" të Francës për lirimin e Xhalal Ruhollah Nezhad, i cili ishte subjekt i një kërkese të ekstradimit nga shteti amerikan për shkelje të sanksioneve amerikane kundër Iranit. Zëdhënësja e Departamentit të Shteteve të Bashkuara, Morgan Ortagus tha në një deklaratë se Franca kishte dështuar të përmbushë detyrimet e saj në bazë të një traktati të përbashkët ekstradimi dhe kishte dëmtuar kauzën e drejtësisë. Xhalal Ruhollah Nezhad u lirua nga burgu të premten, 20 Mars, në një shkëmbim me shtetasin francez Roland Marsal, i arrestuar në Iran për më shumë se tetë muaj, i akuzuar për shkelje të ligjeve të sigurisë së shtetit. "Shtetet e Bashkuara shprehin keqardhje të thellë për vendimin e njëanshëm të Francës për të liruar shtetasin iranian Xhalal Ruhollah Nezhad nga burgu " tha zëdhënësja e DASH. "Ka disa akuza amerikane kundër tij të lidhura me eksportimin e paligjshëm të pajisjeve me aplikime ushtarake që është një shkelje e sanksioneve amerikane." "Shtetet e Bashkuara dhe Franca kanë një interes të përbashkët për të sjellë para drejtësisë ata që akuzohen për krime të rënda, veçanërisht në rastet që lidhen me sigurinë kombëtare," tha Ortagus. "Është për të ardhur keq në këtë rast që Franca nuk ka respektuar detyrimet e saj konvencionale dhe ka penguar realizimin e drejtësisë," shtoi zëdhënësja. Golamhusein Ismaili, zëdhënësi i gjyqësorit iranian, të Premten në mbrëmje, duke iu referuar lirimit të inxhinierit Xhalal Ruhollah Nezhad, deklaroi: Një qytetar i pafajshëm iranian,  i cili në një komplot të agjentëve amerikanë në tokën franceze, me pa të drejtë u akuzua dhe u dënua me burgim në burgjet franceze, u lirua si rezultat i përpjekjeve ndërkombëtare dhe masave nga gjyqësori iranian.