Ali Shamkhani: Mbrojtësit e shëndetit në Iran pavarësisht sanksioneve, kanë befasuar botën
Sekretari i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit ka theksuar se pavarësisht sanksioneve të Amerikës, mbrojtësit e shëndetit në Iran edhe një herë kanë befasuar botën.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit, ditën e hënë në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar: “Në periudhën e Mbrojtjes së Lavdishme pavarësisht sanksioneve dhe embargos së armëve, të rinjtë iranianë me sakrificën dhe kreativitetin e tyre, arritën ta mposhtin ushtrinë e ish-diktatorit të regjimit Ba’th të Irakut duke krijuar një befasi të madhe për të gjithë botën. Tani po përsëritët historia dhe kësaj radhe mbrojtësit e shëndetit në Iran pavarësisht sanksioneve të papara, po tregojnë një sakrificë të madhe dhe përsëri po befasojnë të gjithë botën me punën e vet në luftën kundër virusit Korona”.