Perandoria nuk ka maska
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95699-perandoria_nuk_ka_maska
Nga analisti politik amerikan Dennis Etler
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 23, 2020 16:33 Europe/Tirane
  • Perandoria nuk ka maska

Nga analisti politik amerikan Dennis Etler

Është e pabesueshme që barbari në Shtëpinë e Bardhë pretendon të ofrojë ndihmë për Iranin ndërsa ende vendos sanksione vdekjeprurëse për kombin iranian. SHBA nuk ka asgjë për t'i ofruar Iranit, pasi nuk ka asgjë për të ofruar për popullin e vet. Por, Irani ka miq të vërtetë që i kanë ardhur në ndihmë. Të dyja, Kina dhe Rusia do të qëndrojnë në krah të Iranit. Edhe pasi vuajti vështirësi të mëdha për më shumë se dy muaj, Kina është ripërtëritur dhe i ofroi botës si ndihmë materiale të vlefshme, ashtu edhe personel në luftimin e koronavirusit vdekjeprurës. Nga ana tjetër, SHBA-të po ruajnë atë pak që kanë dhe po vjedhin nga të tjerët atë që i mungon. Askush nuk mund ta marrë seriozisht atë që thonë SHBA-të . Gjithçka është mashtrim, SHBA përdor çdo mashtrim për të hedhur tek të tjerët dështimet e veta dhe për të hequr vëmendjen nga krimet e veta. Tani është e mundur për të gjithë të shohin ndërsa pandemia është duke hequr perdet nga sytë e njerëzve. SHBA është një shtëpi prej letre, një kolos me këmbë balte, një perandori pa maska. Ose siç thonë kinezët, një tigër prej letre. Thënia, 'pulat janë kthyer në shtëpi për tu pjekur', është më e përshtatshme duke pasur parasysh situatën në të cilën gjenden tani SHBA-të. Amerika nuk mund të përballojnë krizën. Ajo është mësuar shumë me privilegjin e saj perandorak. Vende si Irani dhe Kina mund të përballin stuhinë, pasi ato janë kalitur në betejë. Sidoqoftë, SHBA-ja ka sunduar për dekada të tëra në të gjithë globin, duke shkaktuar vdekje dhe shkatërrim mbi njerëzit e botës, ndërsa vet zhytet në prehër të luksit. Një frazë biblike thotë, "mëkatet e babait i vuajnë djemtë e tij". Ndërsa errësira po zbret nëpër Amerikë, SHBA po merr atë që i takon.