Urim për ditëlindjen e Imam Huseinit (as)
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95798-urim_për_ditëlindjen_e_imam_huseinit_(as)
Nesër Irani Islamik feston ditëlindjen e Imam Huseinit (as), imamit të tretë të myslimanëve shi'itë të botës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 27, 2020 20:13 Europe/Tirane
  • Urim për ditëlindjen e Imam Huseinit (as)

Nesër Irani Islamik feston ditëlindjen e Imam Huseinit (as), imamit të tretë të myslimanëve shi'itë të botës.

28 marsi i vitit 2020 që përkon me 3 Shabanin e vitit 1441 H.K është ditëlindja e Imam Huseinit(as). Imam Khomeini (ra) themeluesi i Republikës Islamike të Iranit datën e lindjes së Imam Huseinit e quajti dita e mbrojtësit të vilajetit, dinjitetit, lirisë dhe besnikërisë ndaj këtij imami me qëllim që ai të jetë shembull në jetën e shi'itëve sidomos në mbrojtje të Revolucionit Islamik. Me këtë rast Radiotelevizioni shtetëror i Iranit u shpreh urime të gjithë myslimanëve dhe dashamirësve të Ehli Bejtit.