Mousavi: Veprimet e Amerikës në Irak krijojnë pasiguri dhe destabilitet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95907-mousavi_veprimet_e_amerikës_në_irak_krijojnë_pasiguri_dhe_destabilitet
Zëdhënësi i MPJ të Iranit, pasi përmendi lëvizjet dhe veprimet e forcave amerikane në Irak deklaroi se këto veprime janë shkelje e sovranitetit kombëtar dhe shkaktojnë destabilitet dhe pasiguri në rajonin e Azisë perëndimore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 01, 2020 02:51 Europe/Tirane
  • Mousavi: Veprimet e Amerikës në Irak krijojnë pasiguri dhe destabilitet

Zëdhënësi i MPJ të Iranit, pasi përmendi lëvizjet dhe veprimet e forcave amerikane në Irak deklaroi se këto veprime janë shkelje e sovranitetit kombëtar dhe shkaktojnë destabilitet dhe pasiguri në rajonin e Azisë perëndimore.

Abas Mousavi në një intervistë për Iran Press tha se veprimet ushtarake të fundit të amerikanëve në Irak bien ndesh me kërkesat e qeverisë, popullit dhe parlamentit irakian. Ndërkohë Husein Amir Abdulahian, asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare, në një mesazh të tij në Twitter ka thënë: Nëse Amerika kryen ndonjë gabim të ri ushtarak me padyshim ajo do të rezultojë me fundin e tyre dhe të regjimit sionist në rajon. Amir Abdulahian vuri në dukje se Amerika e ka vënë re nga afër fuqinë e klerikut fetar dhe të popullit irakian dhe shtoi se veprimet e fundit ushtarake të Amerikës në Irak dhe në rajon mund të jenë një lloj lufte psikologjike. Pas lëvizjeve të forcave ushtarake amerikane në Irak dhe përpjekjeve të Uashingtonit për të sulmuar grupet e rezistencës islame dhe forcat Hashd Shaabi, në këtë vend janë shtuar shumë shqetësimet mbi veprimet arrogante të Amerikës. Ditë më parë agjencia franceze ka zbuluar se Amerika synon të instalojë sistemet e raketave patriot në bazat ushtarake amerikane në Erbil dhe Ein Al Asad. Mirëpo grupet e rezistencës në Irak kanë paralajmëruar se nuk do të qëndrojnë të heshtur përballë veprimeve të fundit të Amerikës dhe do t’i përgjigjen asaj.