Përballja me virusin korona, kthimi nga kërcënimi në mundësi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96001-përballja_me_virusin_korona_kthimi_nga_kërcënimi_në_mundësi
“ Ne jemi optimistë në progresin e Iranit në përballje me virusin korona. Kështu ka deklaruar Richard Brenan kreu i delegacionit të OBSH gjatë një konference një muaj më parë në Teheran. Në atë konference Brenan deklaroi: Uroj dhe përgëzoj kuadrin mjekësor të Iranit për përpjekjet e tyre të fuqishme dhe jemi krenarë për ata.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 05, 2020 06:09 Europe/Tirane
  • Përballja me virusin korona, kthimi nga kërcënimi në mundësi

“ Ne jemi optimistë në progresin e Iranit në përballje me virusin korona. Kështu ka deklaruar Richard Brenan kreu i delegacionit të OBSH gjatë një konference një muaj më parë në Teheran. Në atë konference Brenan deklaroi: Uroj dhe përgëzoj kuadrin mjekësor të Iranit për përpjekjet e tyre të fuqishme dhe jemi krenarë për ata.

Brenan pasi deklaroi se Irani ka një prej sistemeve më të fuqishme mjekësore në rajonin e lindjes së Mesdheut shtoi: Shkëmbimi i informacioneve ka rëndësi shumë të madhe për botën dhe sukseset e Iranit në luftën kundër virusit korona duhen transferuar tek vendet e tjera. Në ministrinë iraniane të shëndetësisë, një numër i madh punonjësish janë në vijën e parë të frontit të përballjes me virusin korona dhe kjo tregon vendosmërinë e Iranit për të eliminuar këtë virus. Në vazhdën e përpjekjeve për të përshpejtuar procesin e diagnostikimit të sëmundjes Covid-19 ditën e shtunë në një ceremoni në institutin teknologjik dhe informativ të universitetit Sharif në Teheran, u publikua sistemi diagnostikues Covid-19. Një ekip i hulumtuesve të Universitetit Industrial Sharif të Teheranit për herë të parë kanë projektuar dhe përuruar sistemin e parë vendor iranian për diagnostikimin e virusit Covid-19 duke përdorur algoritmin e inteligjencës artificiale nëpërmjet fotografimit të kafazit të gjoksit me anë të CT Scan. Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hamid Reza Rabi’ij, shefi i qendrës hulumtuese për teknologji informatike të sofistikuar në Universitetin Industrial Sharif në Teheran, ditën e shtunë në ceremoninë e përurimit të këtij sistemi, ka thënë se skanimi i kafazit të gjoksit është metoda më e mirë për diagnostikimin e infektimit të njeriut me virusin Korona dhe shtoi: “Aktualisht në të gjithë botën ekzistojnë dy sisteme për diagnostikimin e virusit Covid-19 dhe njëri është në Kinë dhe tjetri në Stanford të Amerikës, ndërsa tani hulumtuesit e rinj iranianë kanë arritur të projektojnë një sistem të ngjashme me këtë sistem edhe në Iran”. Shefi i qendrës hulumtuese për teknologji informatike të sofistikuar në Universitetin Industrial Sharif në Teheran në vazhdim vuri në dukje gabimin që ekziston në sistemet ekzistuese në botë për diagnostikimin e virusit Korona dhe theksoi: “Sistemi iranian aktualisht është projektuar me një precizitet të lartë mbi 97% dhe deri në javën e ardhshme nëpërmjet faqes së internetit, ky sistem do të vendoset në dispozicion të spitaleve dhe qendrave shëndetësore”. Ndërkohë Alireza Zali, komandanti shtabit për administrimin e krizës së virusit Korona në provincën e Teheranit, në ceremoninë e prezantimit të sistemit për diagnostikimin e virusit Covid-19, duke thënë se skanimi CT është mënyra më e mirë dhe më efikase për diagnostikimin e virusit Covid-19 te personat e dyshimtë me virusin Korona, deklaroi: “Sistemi iranian për diagnostikimin e virusit Covid-19 është shumë më i saktë dhe më preciz se sa modelet e huaja”. Zali shtoi: “Ky sistem vepron nga distanca si një mjek dhe redukton në nivel shumë të ulët gabimet dhe në mënyrë shumë të saktë analizon gjendjen e mushkërive gjë që është shumë e rëndësishme për kurimin e pacientit të infektuar”. Për të luftuar virusin korona duhet bashkëpunim dhe angazhim i gjithanshëm si vende ashtu edhe në nivel botëror. Mirëpo në këtë mes ekzistojnë edhe përjashtime një prej të cilave është Amerika e cila duke kundërshtuar kërkesën për heqjen e sanksioneve kundër Iranit ka treguar se sa larg është ajo nga parimet njerëzore dhe humane.