Ruhani: Në Iran rifillon aktiviteti ekonomik me rrezik të ulët
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96010-ruhani_në_iran_rifillon_aktiviteti_ekonomik_me_rrezik_të_ulët
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se në kuadër të planit për distancim social inteligjent, bizneset e mesme dhe me pak rrezik në Iran mund të rifillojnë aktivitetin e tyre nga 11 prilli duke respektuar me precizitet protokollet shëndetësore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 05, 2020 08:56 Europe/Tirane
  • Ruhani: Në Iran rifillon aktiviteti ekonomik me rrezik të ulët

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se në kuadër të planit për distancim social inteligjent, bizneset e mesme dhe me pak rrezik në Iran mund të rifillojnë aktivitetin e tyre nga 11 prilli duke respektuar me precizitet protokollet shëndetësore.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën diele në mbledhjen e shtabit kombëtar të luftës kundër virusit Korona, vuri në dukje propozimin e dhe sugjerimet e Ministrisë së Shëndetësisë për rihapjen e aktiviteteve në vend në formë graduale shkallë pas shkalle, theksoi: “Kryerja e aktiviteteve ekonomike dhe respektimi i protokolleve shëndetësore, mund të zbatohen të dyja përkrah njëra-tjetrës”.

Ruhani në lidhje me rihapjen e vendeve të shenjta dhe objekteve fetare në Iran, gjithashtu tha: “Këto qendra dhe objekte fetare deri më 18 prill mbesin të mbyllura dhe në mbledhjet e ardhshme mund të merret vendim në lidhje me këtë çështjeje”.

Kreu i qeverisë së Iranit vuri në dukje unitetin dhe solidaritetin e organeve shtetërore dhe popullit iranian dhe tha: “Dashakeqët dhe armiqtë e Iranit gjithnjë janë të irrituar dhe zemëruar me këtë unitet dhe solidaritet që sundon në Iran”.

Ndërkohë Sa’id Namaki, ministri i shëndetësisë së Iranit, ditën e enjte kishte deklaruar se Irani në fushën e përballjes me virusin Korona ka arritur të mbulojë mbi 90% të popullsisë që është vënë në shënjestër dhe deklaroi: “Irani akoma ndodhet në fazën e administrimit të epidemisë Korona dhe ka përpara fazën e kontrollit dhe ndaljes së kësaj epidemie”.