Salehi: ANEA nuk duhet të bëhet vegël e shërbimeve të spiunazhit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96011-salehi_anea_nuk_duhet_të_bëhet_vegël_e_shërbimeve_të_spiunazhit
Shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit ka reaguar ndaj pretendimeve anti-iraniane të paraqitura nga regjimi sionist të cilat po i ndjek ANEA dhe ka thënë se ANEA nuk duhet të bëhet mjet dhe vegël plotësuese e shërbimeve të spiunazhit të faktorëve të tjerë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 05, 2020 09:06 Europe/Tirane
  • Salehi: ANEA nuk duhet të bëhet vegël e shërbimeve të spiunazhit

Shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit ka reaguar ndaj pretendimeve anti-iraniane të paraqitura nga regjimi sionist të cilat po i ndjek ANEA dhe ka thënë se ANEA nuk duhet të bëhet mjet dhe vegël plotësuese e shërbimeve të spiunazhit të faktorëve të tjerë.

Autoritetet e regjimit sionist shumë herë kanë akuzuar Iranit për aktivitete të fshehta bërthamore.

Ali Akbar Salehi, shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, theksoi: “ANEA me këtë veprim, po vë në pikëpyetje rolin e saj si mbikëqyrës i pavarur dhe nuk po vepron mbi baza juridike”.

Ali Akbar Salehi duke theksuar se kryerja e aktiviteteve atomike në Iran po bëhet pa kurrfarë kufizimesh, shtoi: “Pesë hapat e marra nga Irani deri më tani më tepër kanë mbuluar aktivitetet teknike dhe me vazhdimin e reduktimit të zotimeve, këto hapa mund të zbatohen edhe në aspektet juridike siç është rishikimi në zbatimin e protokollit shtesë dhe gjithashtu traktatit NPT”.