Ulet çmimi i naftës
(last modified Mon, 06 Apr 2020 08:20:23 GMT )
Prill 06, 2020 10:20 Europe/Tirane
  • Ulet çmimi i naftës

Sipas një raporti të CNBC, takimi i radhës i OPEC-ut i cili ishte parashikuar për ditën e hënë është shtyrë dhe kjo është bërë shkak për uljen e çmimit të naftës.

Çmimi i çdo fuçi nafte ditën e dielë është ulur me 9.2% dhe është shitur me 25.72 dollarë për fuçi. Nafta e tipit brent është ulur me 8.7% dhe është shitur me 31.15 dollarë për fuçi. Çmimi i naftës në botë po ulët në kohën kur pritet të mbahet takimi i OPEC + për uljen e nivelit të prodhimit të naftës. Më herët Donald Trump kishte deklaruar se nga presidenti Vladimir Putin dhe Muhamed Bin Selman pritet të arrijnë një akord për uljen e prodhimit të naftës me qëllim ruajtjen e çmimit të arit të zi.

Tags