Filon testimi klinik për kurimin e virusit Korona në Iran
Hulumtuesit e Universitetit të Shkencave Mjekësore “Behershti” në Teheran duke marrë parasysh konfirmimin e disa hulumtimeve për efektin e medikamentit “Faviperavir” mbi virusin Korona, kanë filluar testimin klinik të këtij medikamenti në Iran.
Medikamenti “Faviperavir” në vitin 2011, për herë të parë është prezantuar nga kompania japoneze “Toyama” dhe është prezantuar si medikament për kurimin e gripit të llojit B dhe pas shfaqjes së epidemisë gjithëpërfshirëse Korona, përdorimi i këtij medikamenti është paraqitur edhe si metodë për kurimin e kësaj epidemie.
Aktualisht asnjë autoritet shkencor i besueshëm në botë nuk ka arritur të përcaktojë dhe vërtetojë një medikament të caktuar dhe shpëtues përfundimtar për epideminë Covid-19.
Në këtë kuadër shumë autoritete ndërkombëtare janë duke kryer analiza dhe teste shkencore me medikamentit “Faviperavir” për ta shtuar zyrtarisht atë në listën e medikamenteve kundër virusit Korona.
Në rrethanat aktuale janë publikuar rezultate sporadike dhe të kufizuara për efektin e këtij medikamenti në lehtësimin e shenjave klinike dhe problemeve të pacientëve që ndodhen në fazat e para dhe të mesme të infektimit me virusin Korona dhe sipas hulumtimeve shkencore, ky medikament përveçse mund ta përshpejtojë procesin e kurimit, mund të reduktojë periudhën e shtrirjes së pacientit në shtratin e spitalit. Megjithatë akoma ka nevojë për studime më të gjera rreth efektit të këtij medikamenti mbi pacientët me gjendje intensive në ICU.