Dita kombëtare e industrisë bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96075-dita_kombëtare_e_industrisë_bërthamore
20 Farvardini i vitit 1399 sipas kalendarit diellor që përkon me 8 prillin e vitit 2020, është dita kur Irani arriti të posedojë ciklin e pasurimit të uraniumit. Në një ditë si kjo u vu në funksion cikli i plotë i pasurimit ë uraniumit në Natanz. Pas dhënies së këtij lajmi dhe me miratimin e Këshillit të Lartë të Revolucionit Kulturor të Iranit, për të falënderuar përpjekjet e dijetarëve të rinj në Iranin Islamik 8 prill u caktua si dita kombëtare e Teknologjisë Bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 08, 2020 15:12 Europe/Tirane
  • Dita kombëtare e industrisë bërthamore

20 Farvardini i vitit 1399 sipas kalendarit diellor që përkon me 8 prillin e vitit 2020, është dita kur Irani arriti të posedojë ciklin e pasurimit të uraniumit. Në një ditë si kjo u vu në funksion cikli i plotë i pasurimit ë uraniumit në Natanz. Pas dhënies së këtij lajmi dhe me miratimin e Këshillit të Lartë të Revolucionit Kulturor të Iranit, për të falënderuar përpjekjet e dijetarëve të rinj në Iranin Islamik 8 prill u caktua si dita kombëtare e Teknologjisë Bërthamore.

Pas kësaj, Irani u rendit në rangun e vendeve poseduese të teknologjisë për pasurimin e uraniumit. Posedimi i teknologjisë dhe dijes bërthamore, sipas traktatit për ndalimin e prodhimit dhe përhapjes së armëve atomike, është e drejtë e çdo vendi i cili ka nënshkruar dhe zbaton këtë traktat. Përdorimi i teknologjisë bërthamore për të arritur objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, sot është një domosdoshmëri. Teknologjia bërthamore është fuqia e kthimit të uraniumit natyror në një uranium të pasuruar nëpërmjet procesit të shpërbërjes së atomit gjë e cila prodhon energji të madhe. Për momentin vetëm 10 vende të botës posedojnë këtë teknologji të avancuar. Energjia bërthamore ka përdorime të ndryshme. Në një klasifikim të përgjithshëm mund të thuhet se energjia bërthamore ka përdorim ushtarak dhe civil. Mirëpo progresi dhe suksesi në teknologjinë bërthamore pasohet nga progrese në degë të ndryshme të shkencës dhe dijes. Një prej përdorimeve të teknologjisë bërthamore është shfrytëzimi i kësaj teknologji në prodhimin e energjisë elektrike nëpërmjet centraleve bërthamore. Duke pasur parasysh se burimet fosilike si nafta dhe gazi, janë në burime të shterueshëm, Irani për të zhvilluar shoqërinë dhe ekonominë e vendit, përdorimin e teknologjisë bërthamore për prodhimin e energjisë elektrike e konsiderojë nevojë të domosdoshme dhe për këtë është përkushtuar në ndërtimin e centraleve atomike.