Specialistët iranianë prodhojnë maska me filtër të sofistikuar
(last modified Fri, 10 Apr 2020 11:19:08 GMT )
Prill 10, 2020 13:19 Europe/Tirane
  • Specialistët iranianë prodhojnë maska me filtër të sofistikuar

Specialistët e Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit kanë arritur të zhvillojnë një teknologji për prodhimin e filtrave të sofistikuar për prodhimin e maskave të reja.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Iranit, në ceremoninë e përurimit dhe hapjes së linjës së prodhimit me shumicë të maskave me filtër të sofistikuar “Joni” në Teheran, deklaroi: “Specialistët e Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit në kuadër të planit për t’u përballur me virusin Korona pas një periudhe hulumtime, kanë arritur të zhvillojnë për herë të parë teknologjinë për prodhimin e maskave me filtër të jonit dhe kristalit”

Gjeneral Amir hatami në vazhdim duke thënë se ky lloj i maskave ka karakteristika të veçanta, shtoi: “Kjo maskë përveç se ndalon në masë të konsiderueshme depërtimin e virusit në ambientin e frymëmarrjes, me instalimin e teknologjisë të jonit dhe kristalit në strukturën e filtrit të saj, bëhet shkak që përdoruesit e kësaj maske shumë më lehtë të marrin frymë gjatë një periudhe kohore më të gjatë”.

Ministri iranian i mbrojtjes tha: “Për shkak të lëndëve përdorura në prodhimin e këtij lloji të maskës me filtër, pacientët që vuajnë nga sëmundjet e frymëmarrjes, mund të kenë frymëmarrje shumë më të lehtë dhe më të qetë. Aktualisht kapaciteti i prodhimit të këtij lloji të maskave është 100 mijë copë maska në ditë, ndërsa brenda një muaji ky kapacitet do të rritet në prodhimin e 500 mijë maskave në ditë për të plotësuar nevojat e qytetarëve dhe të personelit mjekësor në luftën kundër virusit Korona”.

Tags