Ruhani kërkon zbatimin e saktë të distancimit inteligjent social
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96143-ruhani_kërkon_zbatimin_e_saktë_të_distancimit_inteligjent_social
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit e ka cilësuar të domosdoshme kontrollin e saktë të projektit për distancimin inteligjent social në të gjithë vendin.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 11, 2020 20:58 Europe/Tirane
  • Ruhani kërkon zbatimin e saktë të distancimit inteligjent social

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit e ka cilësuar të domosdoshme kontrollin e saktë të projektit për distancimin inteligjent social në të gjithë vendin.

Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një bisedë telefonike me Said Namaki ministër i shëndetësisë dhe edukimit mjekësor në Iran, theksoi bashkëpunimin e komitetit të sigurisë dhe shoqërisë n shtabin kombëtar të luftës kundër korona dhe tha se për zbatimin e planit për distancimit social inteligjent duhet të merren parasysh të gjitha mundësitë. Plani i distancimit social inteligjent nis prej sot në të gjithë Iranin dhe kryesisht në provincën Teheran. Më herët në Iran është zbatuar plani i distancimit social, i cili nga sot e tutje do të zëvendësohet me planin e distancimit social inteligjent, plan që synon kthimin e shoqërisë në kushtet normale por në formë graduale. Në bazë të këtij plani në vend që e gjithë shoqëria të respektojë distancën sociale, do të zbulohen grupet me rrezikshmëri të lartë dhe distancimi do të bëhet vetëm tek këto grupe pune.