Nis projekti për kurën me plasma në provincë Alborz të Iranit
Kreu i institutit Razi në Iran njoftoi nisjen e një projekti hulumtues për kurën me plasma për pacientët e prekur nga virusi korona në provincë Alborz në perëndim të Teheranit.
Ali Isaki kreu i institutit Razi ka thënë: Duke patur parasysh përhapjen e virusit korona në vend dhe kërkesës së vazhdueshme për përdorimin e teknikës së kurës plasma, pas një takimi me universitetin e mjekësisë së provincës Alborz, institutin e transportimit të gjakut të Iranit dhe me prefekturën e kësaj province, është mundësuar nisja e projektit hulumtues për kurën me metodën plasma. Me anë të këtij projekti, instituti Razi do të studiojë nivelin e ani-trupave të personave të shëruar nga virusi korona, me qëllim përdorimin e tyre tek pacientët që vuajnë nga ky virus. Deri tani në Iran janë infektuar më shumë se 68 mijë njerëz me virusin Covid-19 prej të cilëve mbi 35 mijë janë shëruar dhe liruar nga spitalet. Gjithashtu 4,200 njerëz kanë humbur jetën.