Irani në mesin e dhjetë vendeve më të zhvilluar në arsimin virtual
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96173-irani_në_mesin_e_dhjetë_vendeve_më_të_zhvilluar_në_arsimin_virtual
Kryetari i Qendrës së Ministrisë së Arsimit për Çështje Ndërkombëtare dhe Shkolla Jashtë Vendit, deklaroi: “Republika Islamike e Iranit është në mesin e dhjetë vendeve më të zhvilluara të botës në fushën e arsimit virtual në formë të përqendruar dhe të vazhdueshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 12, 2020 12:15 Europe/Tirane
  • Irani në mesin e dhjetë vendeve më të zhvilluar në arsimin virtual

Kryetari i Qendrës së Ministrisë së Arsimit për Çështje Ndërkombëtare dhe Shkolla Jashtë Vendit, deklaroi: “Republika Islamike e Iranit është në mesin e dhjetë vendeve më të zhvilluara të botës në fushën e arsimit virtual në formë të përqendruar dhe të vazhdueshme.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Gholamreza Kerimi, kryetari i Qendrës së Ministrisë së Arsimit për Çështje Ndërkombëtare dhe Shkolla Jashtë Vendit, duke vë në dukje përhapjen e virusit Korona në mbarë botën dhe mbylljen e shkollave, tha: “Në këtë periudhë kohore, më shumë se në çdo kohë tjetër çështjet psikologjike të nxënësve dhe familjeve të tyre dhe ofrimi i konsultimeve përkatëse ndiqen në mënyrë serioze”.

Kerimi ka theksuar: “Ministria e Arsimit të Iranit thekson ruajtjen e kontaktit mes nxënësve dhe arsimtarëve dhe këshillimin e prindërve dhe fëmijëve për të shfrytëzuar në mënyrë të sigurt sferën e rrjeteve sociale dhe të internetit për të parandaluar keqpërdorimet e mundshme të këtyre kushteve”.