Kompania iraniane e biomjekësisë fillon prodhimin e kiteve për testet serologjike
Një kompani iraniane e biomjekësisë ka filluar prodhimin në masë të kiteve të testeve serologjike në kohën e pandemisë së koronavirusit.
Kitet përdoren për të zbuluar shkallën e imunitetit ndaj infeksioneve në grupe të ndryshme të popullatës. Nënkryetari i Iranit për Çështjet Shkencore, Sorena Satari inauguroi linjën e prodhimit të kiteve për testet serologjike në një fabrikë të drejtuar nga Pishtaz Teb Co., në perëndim të kryeqytetit Teheran. Sattari tha se Pishtaz Teb do të ndihmojë Iranin të përfundojë importet e kiteve të testimit serologjik pasi kompania do të prodhojë tetë milion kite në muaj. Ai tha se ky kit diagnostifikimi i prodhuar në Iran do të jetë në gjendje të testojë afër 100 individë në një kohë prej 75 minutash, një veçori që, sipas tij, ishte mjaft e rrallë në pajisjet e rivalëve të prodhuara jashtë vendit. Zyrtari iranian tha se me një rritje në prodhimin e testeve të diagnostikimit, Irani mund të fillojë eksportimin e tyre në vendet e tjera në të ardhmen e afërt.