Gjuetari iranian i avionëve AWACS
Dhjetë vjet më parë, Forcat e Armatosura të Iranit vendosën të përqendrojnë pjesën më të madhe të aftësive të tyre në zhvillimin dhe përmirësimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore të Republikës Islamike të Iranit. Rezultati?
Mbrojtja ajrore iraniane sot është optimizuar kryesisht me progrese të panumërta në cilësi si dhe në sasi. Njësi të ndryshme të Gardës Revolucionare Islamike të vendosura në më shumë se 3,600 vende në Iran, aktualisht janë të pajisura me sisteme radari, sisteme optike dhe sisteme anti-raketore të të gjitha llojeve që vëzhgojnë 24 orë në ditë qiellin e vendit deri në qindra kilometra përtej kufijve iranianë, në mënyrë që të zbulojë në kohë kërcënimin më të vogël për territorin iranian. Më 29 Shtator 2019, Gjeneral Brigade Abdel Rahim Musavi, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, udhëtoi në jug-perëndim të Iranit për të vizituar njësitë e mbrojtjes ajrore që veprojnë atje. Pas kësaj vizite, u publikua një fotografi interesante: një avion spiun amerikan E-3 AWACS u vu re në ekranin e sistemit elektro-optik të baterive anti-raketore Raad-1. Sistemi elektro-optik, i quajtur "Sepehr-14", u zbulua pesë vjet më parë dhe ai ka një rreze rreth pesëdhjetë kilometra. Duhet një sistem elektro-optik me aftësi të forta zbulimi për të identifikuar një avion AWACS mes dhjetëra fluturimeve të tjera që kalojnë nëpër qiellin e jugperëndimit të Iranit, pasi avionët luftarakë përgjithësisht fshihen pas kodeve civile. Sistemet elektro-optike shpesh nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin midis një avioni luftarak të gjeneratës së 5-të, si një AWACS dhe një avioni transporti, edhe pse ato përdorin kamera me spektër termik dhe të dukshëm. Por, sistemet elektro-optike, të prodhuara nga Irani, janë të pajisura me kamera me rreze të gjatë me një fushë të gjerë vizioni që i lejojnë ata të kontrollojnë automatikisht qiellin. Pra, nëse radari nuk mund të zbulojë një objektiv, sistemi elektro-optik do të jetë në gjendje ta bëjë këtë. Sistemet elektro-optike janë pasive. Kjo do të thotë, ata nuk transmetojnë asnjë valë elektromagnetike. Kjo karakteristikë e bën një sistem elektro-optik pothuajse të padukshëm për armiqtë. Me pak fjalë, armiku lejon që ai të zbulohet pa e ditur që ky po ndodh! Si rezultat, avionët e armikut do të mësojnë shumë vonë përgjigjen e mbrojtjes ajrore. Një pikë tjetër që meriton vëmendje është se sistemet elektro-optike nuk mund të pengohen nga pajisjet luftës elektronike të armikut, për shkak të natyrës së tyre pasive. Dy vjet më parë, industria iraniane e mbrojtjes njoftoi prodhimin e një sistemi elektro-optik të performancës së lartë, për një gamë të gjerë të misioneve ushtarake dhe forcave të sigurisë, duke përfshirë mbikëqyrjen e kufijve dhe bregdetin e vendit. Industria iraniane e mbrojtjes ka prodhuar një sistem elektro-optik me rreze të gjatë të quajtur Sadad-103 që është i specializuar në zbulimin e ndërhyrësve si ditën, ashtu edhe natën, dhe në një shumëllojshmëri të kushteve të motit.