Zarif: Bota po përjeton arrogancën e SHBA-së
(last modified Wed, 15 Apr 2020 19:36:32 GMT )
Prill 15, 2020 21:36 Europe/Tirane
  • Zarif: Bota po përjeton arrogancën e SHBA-së

Ministri i Jashtëm iranian në një mesazh të mërkurën kritikoi SHBA-në për denigrimin e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), duke thënë se shantazhi amerikan po vret njerëz.

"Bota po mëson atë që Irani e ka njohur dhe përjetuar gjatë gjithë kohës: shantazhimi, kërcënimi dhe shkatërrimi i regjimit amerikan nuk është thjesht një varësi: ai vret njerëz," shkroi Zarif në llogarinë e tij në Twitter. Ai shtoi: "Ashtu si presioni maksimal kundër Iranit, shpifja e turpshme, prepotenca dhe arroganca ndaj OBSH-së në mes të një pandemie globale do të mbetet në dosjen famëkeqe të SHBA". Më parë, Zarif tha në një intervistë për mediat braziliane ‘se Terrorizmi Mjekësor i SHBA-së pengoi reagimin efektiv të Iranit kundër pandemisë së koronavirusit.

 

Tags