Vendimi i SHBA kundër OBSH-së, krim kundër njerëzimit
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abas Musavi tha të mërkurën se vendimi i SHBA për të ndëshkuar koordinatorin e vetëm botëror për çështjet e shëndetit në mesin e luftës kundër një katastrofe globale është kulmi i papërgjegjësisë dhe krim kundër njerëzimit.
Duke shprehur shqetësimin për vendimin e presidentit amerikan për të ndalur fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit (WHO) në kushtet më të këqija ndonjëherë, Musavi e përshkroi vendimin si një hap tjetër në përputhje me minimin e multilateralizmit dhe organeve ndërkombëtare nga qeveria amerikane, dhe e dënoi atë fuqimisht. "Qëllimi kryesor i vendimit të Trump për të dënuar OBSH-në është fajësimi i të tjerëve dhe mbulimi i joefikasitetit të qeverisë amerikane në përballjen me koronavirusin", tha ai, duke i kërkuar komunitetit global që të përpiqet të neutralizojë lëvizjet e njëanshme të SHBA dhe të qëndrojë përkrah OBSH. Politikanët amerikanë duhet të kuptojnë se ky veprim është në kundërshtim me angazhimet e tyre ndaj bashkësisë ndërkombëtare, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, duke shtuar se askush nuk mund të përfitojë nga veprime të paligjshme dhe imorale.