Ministria iraniane e shëndetësisë: Qeveria amerikane në fillim mohon pas trillon
Kreu i qendrës së marrëdhënieve me publikun dhe informimin në ministrinë e shëndetësisë dhe edukimit mjekësor në Iran, pretendimet e sekretarit amerikan të shtetit lidhur me sistemin shëndetësor të Iranit e ka quajtur një lloj mekanizmi mbrojtjeje psikologjike dhe trillues.
Mike Pompeo pa u kushtuar vëmendje kritikave që i drejtohen Amerikës për shkak të pengimit të dërgimit të ndihmave mjekësore për Iranin të nevojshme për luftën kundër pandemisë Covid-19, ka deklaruar: Irani në vend që të investojë në sistemin shëndetësorë, shpenzimet i bën jashtë për të promovuar terrorizmin në të gjithë botën. Kianush Xhahanpur kreu i qendrës për marrëdhëniet me publikun dhe informimin në ministrin iraniane të shëndetësisë dhe edukimit mjekësor në një intervistë për IranPress, pasi vuri në dukje se qeveria amerikane në fillim mohon he pastaj trillon shtoi: Javët e fundit populli amerikan përballet me një presion tepër të madh dhe Irani për nga aspekti humanitar është i shqetësuar nga mos efikasiteti i sistemit mjekësor dhe kurativ i Amerikës. Kreu i qendrës për marrëdhëniet me publikun dhe informimin në ministrinë iraniane të shëndetësisë duke iu drejtuar Mike Pompeo ka thënë: Niveli më i lartë i siguracionit shëndetësor të shoqërisë, e cila është një ëndërr 100-vjecare për Amerikën, tashmë është arritur në Iran dhe pjesa më e madhe e popullit iranian janë të siguruar dhe njerëzit përdorin siguracione falas si siguracioni i shëndetit. Vlen të theksohet se numri i të infektuarve me virusin korona në botë ka kaluar shifrë 2 milion njerëz prej të cilëve 616 mijë janë në Amerikë.v