Zbulohet kodi gjenetik i virusit korona në Iran
Hulumtuesit dhe shkencëtarët iranianë kanë arritur të zbulojnë gjenumin e virusit korona dhe kodin gjenetik të tij.
Sirus Zineli, kreu i institutit të bioteknologjisë në Iran ditën e premte pasi vuri në dukje zbulimin e afro 4 mijë gjeneve përcaktuese të virusit korona ku një pjesë e madhe lidhen me Amerikën, shtoi se ekspertët iranianë në kushtet e sanksioneve kanë arritur suksesin e përcaktimit të kodit të gjenit të koronas. Zineli vuri në dukje ndryshimin gjenetik të virusit korona në shoqëritë shkencore dhe publike dhe tha: Disa mendonin se ky virus në Iran ka mutacione dhe ndryshon vazhdimisht, por pas studimeve është qartësuar se lloji i virusit korona në Iran nuk ndryshon nga llojet e tjera në botë. Përcaktimi i gjenit të virusit korona do të thotë se në rast të zbulimit të ndonjë medikamenti apo vaksine, ata mund të përdoren gjerësisht në të gjithë vendin dhe për të gjithë popullsinë. Të gjithë viruset dhe qelizat e gjalla kanë strukturë gjenetike e cila përcakton fatin e vazhdimësisë dhe jetës së tyre. Virusi korona gjithashtu ka një strukturë RNA gjenetike.