Irani nuk bisedon me SHBA nën sanksione
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96379-irani_nuk_bisedon_me_shba_nën_sanksione
Zëdhënësi i qeverisë iraniane Ali Rabiei e këshilloi Presidentin e SHBA Donald Trump të ndryshojë rrugën e tij të gabuar në vend që të gjente një fajtor imagjinar, duke thënë se Irani nuk do të negociojë nën sanksione dhe në kohën e vështirësive të koronavirusit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 20, 2020 17:18 Europe/Tirane
  • Irani nuk bisedon me SHBA nën sanksione

Zëdhënësi i qeverisë iraniane Ali Rabiei e këshilloi Presidentin e SHBA Donald Trump të ndryshojë rrugën e tij të gabuar në vend që të gjente një fajtor imagjinar, duke thënë se Irani nuk do të negociojë nën sanksione dhe në kohën e vështirësive të koronavirusit.

Ai që përfiton nga vrasja dhe kërcënimi për të arritur qëllimin e tij, po ndjek një lloj diplomacie të dobët duke promovuar lojën e fajësimit, tha Rabiei në një konferencë për shtyp të hënën. Ai e përshkroi Iranin si një kërkues të paqes, duke thënë se Teherani nuk do të pranojë shantazhimin dhe nuk do të detyrohet të dialogojë, veçanërisht në një situatë aq e vështirë sa koronavirusi. Duke ju referuar deklaratave të fundit të presidentit amerikan në lidhje me prirjen e Teheranit për të negociuar me Uashingtonin, ai tha se ky është një koment personal i Trump, sepse Irani gjithmonë ka thënë se nuk përbën asnjë ndryshim për ne,  se cilët janë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë. Deklarata të tilla vlerësohen si justifikime për të mbuluar dështimin e administratës së tij për të motivuar një diplomaci konstruktive, vuri në dukje Rabiei. Ai më tej përsëriti se ne nuk do të zhvillojmë bisedime me asnjë president amerikan, qoftë  demokrat apo republikan, që dëshiron të vazhdojë politikat e dështuara të SHBA-së, të na poshtërojë dhe të vazhdojë sanksionet dhe terrorin kundër Iranit.