Surpriza satelitore e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96431-surpriza_satelitore_e_iranit
Pasi zbuloi tre dronë luftarakë dhe zbulues me një rreze veprimi 1500 km, dhe më pas vënien në shërbim të dy super radarëve të aftë për të skanuar qiellin e rajonit dhe për të zbuluar veprimin më të vogël armiqësor, sot u realizua një tjetër arritje që i tejkalon të gjithë të tjerët: Irani lëshoi satelitin e tij të parë ushtarak.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 22, 2020 15:21 Europe/Tirane
  • Surpriza satelitore e Iranit

Pasi zbuloi tre dronë luftarakë dhe zbulues me një rreze veprimi 1500 km, dhe më pas vënien në shërbim të dy super radarëve të aftë për të skanuar qiellin e rajonit dhe për të zbuluar veprimin më të vogël armiqësor, sot u realizua një tjetër arritje që i tejkalon të gjithë të tjerët: Irani lëshoi satelitin e tij të parë ushtarak.

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit, Ajetollah Khamenei dhe Komandanti i Gardës Revolucionare, Gjeneral Husein Salami, sapo kanë uruar Gardën Revolucionare dhe me të drejtë, sepse në arsenalin mbrojtës iranian, kjo shtyllë thelbësore mungonte: një satelit ushtarak, i zbulimit bën të mundur hartografimin  e një territori dhe mbi të gjitha shërben për të identifikuar instalimet fikse, armët dhe trupat. Mund të jetë gjithashtu një pajisje e specializuar për identifikimin dhe lokalizimin e radarëve të përdorur nga sistemet anti-ajrore dhe anti-raketore siç janë Patriotët si dhe trupat që Uashingtoni synon të instalojë në Ain al-Asad, duke besuar se ata mund të parandalojnë raketat iraniane! Garda Revolucionare e cila njoftoi lajmin nuk shpjegon se nga çfarë është përbërë sateliti ushtarak "Nur" ushtarak, por duke pasur parasysh zhurmën e mediave transatlantike, duket se amerikanët e kanë humbur qetësinë. Lëshimi i satelitit "Nur" vjen vetëm tre ditë pasi forcat e armatosura iraniane zbuluan dy radarë të rinj 3D, të aftë për të monitoruar jo vetëm qiellin iranian dhe rrethinat e tij, por edhe për të vëzhguar veprimet e trupave amerikane në të gjithë bazat amerikane në rajon. Me këtë element të ri, kupola anti-ajrore iraniane forcohet më tej, dhe plotëson atë që ekspertët ushtarakë e quajnë koncepti A2 / AD iranian. " Me këta dy radarë të rinj plus satelitin që Irani sapo ka hedhur në hapësirë, gjërat do të jenë edhe më të vështira për Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Irani shpenzon shumë më pak për mbrojtjen, sesa kundërshtarët e tij rajonalë dhe globalë si Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite ose Izraeli. Ai është sanksionuar ashpër por ai kurrë nuk pushon së mahnituri. Sektori iranian i mbrojtjes ka demonstruar në mënyrë të përsëritur aftësinë e tij për t'i rezistuar madje koncepteve të huaja më të përparuara ", thotë një ekspert ushtarak për PressTv. Në qershor të vitit 2019, sistemi iranian i mbrojtjes ajrore Khordad-3 rrëzoi një dron spiun amerikan prej 220 milion dollarësh i njohur si RQ-4 Global Hawk, ndërsa kalonte hapësirën ajrore iraniane mbi ngushticën e Hormuzit në Gjirin Persik. Zhvillimi i sistemeve të reja të radarëve me rreze të gjatë, si dhe lëshimi i suksesshëm i satelitit të parë ushtarak iranian janë të rëndësishme, për shkak të vendosjes në rrezen e vëzhgimit të dhjetëra bazave ushtarake amerikane përgjatë kufijve iranian. Për shembull, vendosja e radarëve Gjiri Persik ose Moragheb përgjatë bregdetit të jugut të Iranit do të lejonte që secili sistem të monitoronte me lehtësi aktivitetet ushtarake amerikane në bazën ajrore al-Udeid në Katar, që mban kontigjentin më të madh të personelit ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme.