Merren sinjalet e para nga sateliti Nur
Korpusi i Rojeve të Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) të Mërkurën ka lëshuar me sukses satelitin e parë ushtarak të vendit dhe e ka vendosur në orbitë.
Forca elitare lëshoi satelitin e quajtur Nur-1 (Drita) në bordin e transportuesit satelitor Kased gjatë një operacioni që u realizua në Dasht-e Kavir, shkretëtira qendrore e Iranit. Sateliti është vendosur në orbitë 425 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës. Duke iu referuar lëshimit të suksesshëm të satelitit shumë qëllimësh të Iranit, komandanti i Forcës Ajrore të Gardës Revolucionare Islamike tha: "Pas lëshimit të satelitit Nur, në minutat e para u mor një sinjal nga stacionet në rajonet Zahedan dhe Chabahar." Në një intervistë për agjencinë IRIB, gjeneral brigade Amir Ali Haxhizadeh, Komandant i Forcës Ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit, shtoi: "Pas 90 minutash të vendosjes në orbitë dhe gjatë rrotullimit rreth Tokës, sinjali satelitor i satelitit Nur u mor përsëri në veriperëndimin e Iranit". Imazhet e dërguara nga Toka dhe nga kamerat satelitore tregojnë momentin e ndarjes dhe fazat e ndryshme të aktivizimit të satelitit, shtoi ai. Komandanti i Forcës Ajrore të Gardës Revolucionare duke theksuar se një nga karakteristikat e jashtëzakonshme të këtij sateliti është mungesa e nevojës për një stacion hapësinor të fiksuar dhe për një platformë të rëndë lëshimi, shtoi: Përveç aftësive tepër të vlefshme të këtij sateliti, përdorimi i teknologjisë së trupit jo metalik dhe i motorit lëvizës, është një sukses i madh i shkencëtarëve të rinj iranianë. Sipas tij, arritja dhe përdorimi i hapësirës nuk është vetëm një opsion, por një domosdoshmëri e pashmangshme, dhe Republika Islamike duhet të gjejë vendin e saj në hapësirë. Gjeneral brigade Amir Ali Haxhizadeh duke deklaruar se sateliti dhe transportuesi satelitor janë plotësisht iranian, shtoi: "Natyrisht, vetëm superfuqitë e kanë këtë aftësi, dhe të tjerët janë vetëm konsumatorë të kësaj teknologjie".